Dashi
Të acaruar nga Neptuni në qiellin tuaj që grindet me Hënën, këtë ditë do të shfaqnin anën më kryengritëse të karakterit. Nëse do të mendoni me qetësi, do ta kuptoni se askush nuk po e kërcënon realitetin tuaj të dashurisë.
Demi
Me Mërkurin, Venusin, Marsin dhe Jupiterin bashkëpunëtorë do të ndiheni shumë të sigurt në vetvete dhe të aftë për të pasur projekte largpamëse. Shijojeni këtë ditë të bukur dhe ndryshoni rutinën, duke përfituar kështu edhe gjatë javës.
Binjakët
Saturni ju jep shumë energji. Kjo është ideale për të dalë për t’u argëtuar me miqtë, por edhe për të ushtruar sporte të ndryshme. Do të dini gjithashtu edhe të gjeni një mes të artë midis dashurisë dhe punës, duke fituar admirim nga të gjithë.
Gaforrja
Nëse vazhdoni të jeni ende beqarë, ndoshta do të krijohen kushtet favorizuese për të bërë takime premtuese. Duke u dhënë më shumë hapësirë hobeve dhe krijimtarisë tuaj, do të jeni më të gatshëm për të ndihmuar edhe persona që ju rrethojnë.
Luani
Do të keni një dëshirë të fortë për të dalë nga rutina e përditshme. Disa ndryshime do t’ua bënin gjithçka më të lehtë dhe të pëlqyeshme. Nëse mundni, largoni ata që ju duken shumë sipërfaqësorë dhe që ju i gjykoni jo shumë të besueshëm.
Virgjëresha
Falë Plutonit aleat dhe Saturnit bashkëpunues, dhuntitë tuaja intelektuale do të shkëlqejnë për t’ju çuar përpara. Shmangni një mik të pavendosur. Me ndihmën e Saturnit, do të dini ditë pas dite të ndërtoni atë që keni për zemër.
Peshorja
Nuk është e habitshme që të jeni disi nervoz! Më Hënën që ju shqetëson, ju duket se çdo gjë shkon keq. Në fakt, gjërat po shkojnë shumë mirë. Rrini me njerëz me të cilët kuptoheni dhe shmangni ata që paragjykojnë këdo dhe gjithçka.
Akrepi
Për meritë të Hënës dhe Jupiterit, sot do të dini të përgatiteni në mënyrë efikase për të ndjekur objektivat me vendosmëri. Bisedoni me partnerin! Mund të keni mbetur disi të ndarë nga njëri-tjetri nga zgjedhjet që keni bërë së fundmi. Jini të kuptueshëm!
Shigjetari
Tensionet e lidhura me probleme profesionale do të lehtësohen vetëm nga ëmbëlsia e personit të zemrës, që sot do të jetë më e theksuar. Nuk ndiheni të qetë brenda vetes, sepse nuk arrini të zgjidhni midis dy pretendentësh që ju kanë magjepsur.
Bricjapi
Ditën e sotme, pasiguria dhe xhelozia në çift mund të shfaqen në formën e grindjeve. Me Venusin që ju mbështet, nëse punoni në fushën e artit ose spektakleve, parashikohen rezultate që ju përmbushin shpirtërisht dhe ju kënaqin nga ana materiale.
Ujori
Për shkak të ndikimit jo të favorshëm të Uranit, nuk duhet të humbni nëpër hollësi, por duhet të përqendrohuni në esencën e gjërave. Organizohuni! Vazhdon lëvizja favorizuese e Jupiterit, e cila premton ndryshime pozitive dhe krijuese në jetë.
Peshqit
Bashkëveprimi i Hënës me Venusin do të bëjë që sot të kaloni një ditë të shumë bukur dhe të frytshme. Gjithçka do t’ju duket e thjeshtë. Do të keni harmoni edhe në fushën e dashurisë. Është dita ideale për të kaluar kohën me miqtë ose me familjen. Përfitoni!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb