Dashi

Ditë e gëzuar dhe plot me gjallëri, falë Hënës në trekëndësh me Uranin në shenjën tuaj. Çdo gjë ecën me shpejtësinë e dritës: mendimet, fjalët, veprimet. Edhe në punë do keni rezultate të mira, në harmoni të plotë me ritmin e shpejtë.

 Demi

Kërkoni kohë të lirë që t’u përkushtoheni aktiviteteve që keni për zemër. Ideja nuk është e keqe, por duhet të keni buxhetin e duhur. Nëse partneri nuk është në humor të mirë, mjafton një darkë romantike e përgatitur nga ju për të ndryshuar atmosferën.

 Binjakët

Miqtë sot nuk ju mungojnë, madje ka shumë mundësi t’ju ngushëllojnë për mungesën e partnerit, që është shumë i ngarkuar me punë. Më mirë një shoqëri e mirë dhe vetëm sesa një partner i papërshtatshëm, me të cilin grindeni çdo ditë.

Gaforrja

Dembel dhe pak pasiv, sot do prisni që gjërat të ndodhin vetë, pa bërë asgjë që të arrini atë që dëshironi. Dëshirë për arratisje dhe fantazi romantike, mjafton një film romantik ose roman për t’u kënaqur.

 Luani

Të mbështetur nga Urani në trekëndësh me Hënën, sot do kaloni një ditë dinamike të mbushur me aktivitete të këndshme. Hapësirë edhe për dashuri, me kusht që partneri t’i bashkohet grupit të shoqërisë suaj.

Virgjëresha

Për të shmangur diskutimet në punë, sot është mirë që secili të merret me punën e tij, edhe pse ndonjë pyetje do mbetet pa përgjigje. Dyshime në lidhje me një të afërmin tuaj, diçka në sjelljen e tij nuk ju pëlqen…

Peshorja

Shenja të vogla padurimi në çift. Çdo gjë siç duhet, duke parë personin që keni afër: inteligjent, simpatik, por i paparashikueshëm. Për ta mbajtur pranë, mbusheni shtëpinë me miq dhe propozoni iniciativa të reja, udhëtime dhe argëtim.

Akrepi

Mes rrjeteve sociale dhe uebeve të ndryshme, sot do qëndroni për orë të tëra para kompjuterit. Megjithatë, bëni kujdes, mes botës virtuale dhe reale ka një hendek të thellë. Kini kujdes me ushqimet që konsumoni!

Shigjetari

Të magjepsur nga Hëna, sot do t’i përkushtoheni ekskluzivisht dashurisë, duke harruar që jeta është e mbushur edhe me gjëra të tjera. Organizimi i udhëtimit tuaj të ardhshëm ju ngushëllon nga një moment krize, ose një flirt të pamundur.

Bricjapi

Ndryshime të mëdha ju presin, në program, një zhvendosje ose një punë e re. Nëse jeni mësuar t’i bëni gjërat vetë, përvishni mëngët pa humbur kohë. Edhe në punë do merreni me dosje të shumta dokumentesh, që i keni lënë pas dore punen.

Ujori

Duke përshtatur nevojën tuaj për liri personale, pa ndërhyrë tek partneri dhe me ritmin e çiftit, mund të gjeni recetën e lumturisë. Hëna në trekëndësh me Uranin ju favorizon, kombinim i shkëlqyer për kontakte shoqërore, argëtim dhe dashuri.

Peshqit

Mjafton një vështirësi e vogël ose një kritikë minimale që t’ju shkaktojë ankth, sidomos nëse nuk ndjeheni në lartësinë e duhur. Ndjeshmëria e lartë që keni sot do reagojë ndaj çdo pakënaqësie të vogël.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: