Dashi
Hëna dhe Venusi në kuadraturë, tregues të një familje të dashur dhe të kuptueshme. Tregoni autonominë tuaj me sjellje të papritura. Sot janë gjërat e paparashikuara që ju drejtojnë, duke vënë në diskutim planet e bëra më parë.

Demi
Ritmin e duhur për t’u ndjerë mirë me veten tuaj dhe të tjerët jua dhuron çifti Hënë-Venus, duke mbrojtur miqësitë dhe kontaktet në mjedisin tuaj. Klimë miqësore nga ju dhe nga miqtë tuaj: çdo argument përballohet me bashkëpunim të madh.

Binjakët
Ditë pozitive për fitimet, të cilat do i shpenzoni shpejt falë bujarisë tuaj: në shoqëri jeni i pari që hapni portofolin. Investimi në një projekt për momentin është i parakohshëm, sidomos nëse keni ide pak të qarta për sa i përket buxhetit.

Gaforrja
Jo shumë tolerant ndaj idesë se pushimeve po ju vjen fundi, sot do vendosni të rrini në shtrat deri vonë, me shumë gazeta dhe mëngjesin mbi komodinë. Më Hënën bashkëpunëtore në shenjë, sot do shijoni çdo gjë që bëni, pa u kushtëzuar nga oraret dhe programet.

Luani
E shtunë e vetmuar. Hëna ju tërheq në një ishull nostalgjie dhe ndjeshmërie të madhe, duke ju ngritur lart në fantazinë tuaj. Të zënë me probleme familjare gjatë ditës, në darkë do shijoni kohën tuaj, pa programe dhe takime.

Virgjëresha
Bashkëpunim maksimal si me partnerin ashtu edhe me miqtë tuaj: kuptoheni me një shikim. Të gjitha aktivitetet e organizuara bashkë do realizohen për mrekulli. Nëse sot jeni në punë, shpirti bashkëpunues sjell qetësi. Do jeni produktiv dhe efikas, dhe pa stres.

Peshorja
Dashuria mund të vijë papritur, ndoshta pas një takimi që në fillim ju acaron, por më pas do qeshni dhe në fund…. do kapitulloni. Ndryshimet e papritura në planet tuaja ju nervozojnë, por nëse jeni me pushime, bëni mirë të mos shqetësoheni.

Akrepi
Romantik, të dashur dhe jashtëzakonisht të ëmbël, me Hënën dhe Venusin në trekëndësh me shenjën tuaj. Një ligësi e butë ju bën të merrni gjithçka që dëshironi. Me partnerin planifikoni udhëtimin e ardhshëm: një turne mes artit dhe natyrës do jetë si një muaj mjalti i dytë!

Shigjetari
Nëse e kaluara ju ka zhgënjyer, keqardhja nuk shërben për asgjë: përse kujtoni eksperiencat e kaluara kur keni një të ardhme premtuese për të ndërtuar? Do gjeni mënyrën për të plotësuar nevojën tuaj për liri dhe hapësirë, por duke shmangur gjërat e tepruara.

Bricjapi
Rezultati i ditës do varet kryesisht nga ambienti ku ndodheni sot. Realizimi i dëshirave që keni është kryesor në planet tuaja. Këshilla e yjeve është të shmangni çdo gjë të tepruar, art në të cilin jeni mjeshtër të vërtetë.

Ujori
E shtunë e ngarkuar me angazhime shoqërore dhe familjare, pas rikthimit nga pushimet. Nja falënderim nga zemra Uranit, i cili duke ndryshuar kartat, do transformojë një pengesë në një shans fatlum.

Peshqit
Hëna dhe Venusi në trekëndësh me shenjën ju bëjnë jashtëzakonisht romantik, por edhe ekstravagant dhe krijues. Nëse në dashuri do ndiqni intuitën nuk do gaboni. Drejtoni antenat, talenti juaj i spikatur mund të përfitojë nga frymëzime të reja të çmuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb