Dashi
Hëna dhe Marsi ju mbështesin duke ju dhuruar energji të reja. Do i futeni punës që realizoni një dëshirë për të jetuar eksperienca të reja. Shumë energji dhe qëllime të mira. Duke synuar të mirën e përbashkët, i jepni një kuptim të thellë iniciativave të reja.

Demi
Puna që ju pret sot nuk ka të bëjë me produktivitetin ose konsulencën e jashtme. Duhet të fokusoheni më tepër në menaxhimin e gjendjes emocionale personale. Mos bëni favore për asnjeri. Nëse të afërmit kërkojnë vëmendjen tuaj, përpiquni të mbani pak distancë.

Binjakët
E diel e gjallëruar. Trekëndëshi hënor ju ngacmon, duke përforcuar dëshirën për udhëtime dhe aventura të reja: mjafton të kërkoni dhe do kënaqeni menjëherë. Rol të rëndësishëm në shoqërinë tuaj, shijoni darkën dhe zbavituni me miqtë tuaj.

Gaforrja
E diel e qetë, mes kuzhinës dhe kopshtit. Nuk keni ndërmend të dilni jashtë, ndjeheni shumë mirë në shtëpinë tuaj. Frymëzimi që keni ju nxit të bëni shumë gjëra. Projektet tuaja janë të menduara mirë. Do tregoni vendosmërinë dhe këmbënguljen e duhur për t’i realizuar sa më shpejt.

Luani
Në çift me Marsin dhe e mbështetur nga Jupiteri, Hëna vë në skenë personazhin tuaj më tërheqës, gjithëpërfshirës dhe i pasionuar. Entuziazëm dhe vitalitet me doza të mëdha, por edhe shumë vendosmëri për të realizuar diçka që ka shumë rëndësi për ju.

Virgjëresha
Një dëshirë e çuditshme e pazakontë për të mos bërë asgjë. Bëni mirë ta shijoni, idetë vijnë edhe kur jeni pushim, madje nganjëherë janë shumë frymëzuese! Mos u shqetësoni për një histori dashurie në distancë, përmes mesazheve të shumta mund të shprehni atë që ndjeni.

Peshorja
Të mbështetur nga yjet, do angazhoheni në maksimum për të plotësuar jo vetëm ambiciet tuaja ekonomike por edhe prirjet personale. Stili juaj është imponues. Kudo që të jeni, çfarëdo që të bëni, sot do jeni në qendër të vëmendjes.

Akrepi
Ambicie të mëdha, si në punë ashtu edhe në dashuri nuk jeni të gatshëm të kënaqeni me pak, synoni maksimumin, por nëse nuk e arrini, më mirë asgjë. Për një projekt ambicioz duhen fonde. Duhet të zgjidhni: t’i shpenzoni të gjitha menjëherë apo të kurseni për më vonë.

Shigjetari
Do shkojë mirë çdo gjë që kërkon dinamizëm. Ngarkesës vitale i shot♪7 aftësia për të qenë në vendin e duhur në momentin e duhur. Më të hapur në dashuri, nëse djaloshi simpatik që keni njohur gjatë pushimeve kthehet t’ju ngacmojë, këtë herë mos e refuzoni.

Bricjapi
E diel e qetë nëse nuk acaroheni duke menduar për punën, studimet apo një situatë sentimentale të lënë përgjysmë. Në udhëtim kultura është në qendër të interesave tuaja, jeni kaq të informuar, saqë dini më shumë se shoqëruesi juaj.

Ujori
Nuk duhet të keni një qëndrim të palëkundur nëse dëshironi që partneri juaj të mbështesë idetë tuaja. Përkundrazi, një qëndrim i tillë mund të shkaktojë probleme në çift. Në dashuri është më mirë të mos kultivoni iluzione të tepërta, sidomos nëse bëhet fjalë për një histori dashurie që sapo ka filluar.

Peshqit
Të lodhur nga puna, të ngarkuar me detyrë dhe të stresuar nga shumë çështje që duhet t’i zgjidhni, përfshirë edhe çështjet ekonomike që për momentin ju rëndojnë shumë. Nëse miqtë organizojnë diçka në mbrëmje, mos e refuzoni ftesën, bëni mirë të argëtoheni pak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb