Dashi 21 Mars – 20 Prill
Gëzuar ditëlindjen nëse festa juaj është sot, me Diellin që futet në shenjën tuaj! Gjallëri, humor të mirë dhe shumë miq, një sukses i vërtetë! Megjithatë është më mirë të festoni në mëngjes, kur në mesin e të ftuarve do jetë prezente një Hënë akoma miqësore.

Demi 21 Prill – 20 Maj
Mëngjes i mbushur plot me angazhime, por do jetë e vështirë të përqendroheni pasi dëshironi të ndiqni vetëm ëndrrat tuaja ose të humbisni në kujtimet e bukura. Pasdite Hëna do ju ndihmojë, duke ju ofruar zgjidhjen e një problemi në një pjatë të argjendtë.

Binjakët 21 Maj – 21 Qershor
Një lojë bindëse mes yjeve “mike” dhe atyre “armike” do jetë fillimi i një dite të çuditshme në linjë me origjinalitetin tuaj. Humor i ndryshueshëm, interesa dhe krijimtari në rritje. Rreziku më i madh është nxitimi, ndaj jepini kohë vetes.

Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik
Mëngjesi do jetë produktiv, por pasditja do ju gjejë të irrituar për shkak të Diellit dhe të Hënës që do kalojnë në aspektin me më pak harmoni të shenjës suaj. Grindje të vogla me partnerin tuaj, ndiheni të lënë pas dore dhe jeni shumë të ndjeshëm ndaj çdo gjëje.

Luani 23 Korrik – 23 Gusht
Fatlumë! Me të vërtetë një fillim i shkëlqyer i javës me Mërkurin, Hënën, dhe nga pasditja edhe me Diellin në trekëndësh me shenjën tuaj. Çdo gjë shkon për mrekulli: dashuria, puna, udhëtimet. Edhe Jupiteri ju buzëqesh. Do keni fat!

Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator
Mëngjes i bezdisshëm me Hënën në kuadraturë. Nga pasditja, kur ndryshon shenja, do ndryshoni humorin dhe do bëheni më të gëzuar. Lajmi i mirë është se jeta juaj sociale do të përmirësohet me kalimin e Diellit në shenjën tuaj.

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor
Mëngjesi do jetë më i bukur dhe produktiv, me Hënën në kënd që ju bën dinamikë. Pasdite e bezdisshme, pasi Hëna kalon në kuadraturë. Dielli do të rrisë renditjen e planetëve kundër jush duke nxjerrë në pah problemet në çift.

Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor
Fokusi mbi biznesin dhe financat do jetë në qendër të mendimeve tuaja. Në krahasim me mëngjesin, pasditja do jetë më e lehtë dhe e qetë. Tensionet tuaja do largohen me lehtësi. Sapo të shkëputeni nga puna, do ndiheni më mirë.

Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor
Falë Hënës në shenjën tuaj në harmoni me Saturnin dhe në trekëndësh me Uranin, do punoni me një ritëm të mirë, duke arritur të kombinoni maturinë dhe kohën. Zemra është e mbushur plot me gëzim dhe ndjenja, edhe falë arritjes së ekuinoksit të pranverës.

Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar
Humor i keq në mëngjes, pak sepse është e hënë, pak sepse Hëna bllokon iniciativat tuaja, duke ju ngadalësuar ritmin në punë. Pasditja do përmirësohet pasi Hëna të kalojë në shenjën tuaj, duke ju bërë më të ndjeshëm dhe të hapur ndaj të tjerëve.

Ujori 21 Janar – 19 Shkurt
Qetësi në të gjitha fushat. Duhet të falënderoni karakterin tuaj të mirë, të ndihmuar nga trekëndësha të ndryshëm: Hëna, Saturni, Urani, duke filluar që sot edhe nga Dielli. Sa keq që pasdite ylli i argjendtë ndryshon shenjë, duke ju bërë më pak të komunikueshëm dhe më të orientuar drejt çështjeve të brendshme.

Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars
Do e filloni ditën me një Hënë kundërshtuese, me shumë programe dhe detyra që rrezikoni t’i lini të papërfunduara. Mbrëmja do jetë më e qetë, në shoqërinë e disa miqve shumë të afërt, me të cilët mund të diskutoni pa rezerva.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb