Dashi
Duke mësuar të menaxhoni pengesat, jo vetëm që do të vlerësoheni nga të gjithë, por do t’ju besohen edhe detyra të reja së shpejti. Nëse jeni duke kërkuar një punë të re, duhet të jeni ju të parët që besoni në potencialet e juaja.
Demi
Më e mira pritet të vijë. Kjo është ajo që thoni shpesh nën zë me veten e juaj, duke e ditur se gjithmonë mund të përmirësoheni dhe se të kënaqeni me pak. Kjo nuk është diç që ju shkon përshtat! Ndërsa prisni mundësinë për të bërë lëvizjen e duhur, planifikoni çdo strategji deri në hollësi.
Binjakët
Jeni gati të bëheni copa për të ndihmuar dhe për të kënaqur gjithkënd. Por për veten e juaj ndërkaq keni prirje të mendoni shumë pak. Nëse koha nuk ju mjafton, nuk mund të bëni gjë tjetër përveçse të zgjidhni me shumë kujdes angazhimet tuaja.
Gaforrja
Luftoni kundër vështirësive emocionale që ju ka sjellë bashkëveprimi i Marsit me Venusin. Duhet ta merrni jetën pak lehtë dhe me një buzëqeshje. Nëse lexoni ligjet e zemrës, do ta kuptoni se jo gjithmonë “fluturohet”. Ka raste që duhet të jeni të duruar
Luani
Të pavarur dhe me zgjuarsi, do të dini si ta ktheni situatën në avantazhin tuaj. Në fund do të merrni rezultate edhe më të mira nga sa kishit parashikuar. Askush nuk do t’ia dalë t’ju pengojë dhe të ndërhyjë midis jush dhe objektivave tuaja.
Virgjëresha
Është më mirë të mos nxitoni dhe t’i bëni gjërat në kohën e duhur. Do të shmangnit në këtë mënyrë t’ia fillonit gjithçkaje nga e para. Një karakter i fortë mund të jetë një thikë me dy presa, prandaj bëni kujdes nga sjelljet joproduktive.
Peshorja
Në vend që të shpikni justifikime, gjë për të cilat jeni kampionë absolutë, përvishni mëngët deri sa të zgjidhet gjithçka në kohën e parashikuar. E keni kuptuar se është e kotë të qaheni. Është më mirë të mos e harxhoni frymën për të përshpejtuar gjërat.
Akrepi
Ndrojtja dhe tërheqja mund të jenë problem, nëse gjendeni përpara personave që nuk i njihni mirë. Përpiquni të shfaqeni më të vendosur. Mirëpritini risitë pa frikë, mbi të gjitha nëse bëhet fjalë vetëm për gjëra të mira.
Shigjetari
Do të keni ndryshime të shpejta dhe pozitive, falë bashkëveprimit të Saturnit me Jupiterin. Në rrjedhën e vendimeve të marra, popullariteti juaj do të ketë një rritje të theksuar. Pak krijimtari dhe fantazi në profesion do t’ju sjellë vlerësimin e një eprori.
Bricjapi
Interesa të përbashkëta mund të jenë edhe baza solide për në lidhje të bukur. E gjitha qëndron në faktin që të mos përfshiheni nga frika instinktive dhe e pamotivuar. Kini më shumë besim tek personi i dashur, edhe pse mund të ketë nevojë për pak sforcim nga ana e juaj.
Ujori
Keni një nxitje të madhe, e cila mund të jetë e dobishme për të shkëlqyer në shumë rrethana dhe për të marrë shumë vlerësime dhe komplimente. Mos u dorëzoni para vështirësive! Janë thjesht stimuj për t’u përmirësuar dhe për të bërë akoma më shumë gjëra.
Peshqit
Dita do të nisë pak e ngadaltë, duke qenë se nuk dini si të menaxhoni disa çështje. Rrezikoni të krijoni dyshime të pabazuara. Dëshironi të përmirësoheni, por në këtë moment duhet të mjaftoheni me rezultatet e arritura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb