Dashi
Sot çdo gjë duket e përqendruar te puna, por ndoshta është rutina e zakonshme që tashmë e njihni shumë mirë, shumë gjëra për t’u zgjidhur në një kohë të shkurtër. Fatmirësisht trekëndëshi Mars-Saturn ju mbështet duke ju dhuruar përqendrim dhe durim.

Demi
Yje favorizuese duke u nisur nga çifti Hënë-Mërkur në harmoni me shenjën tuaj. Ndenja e mirëkuptimit ju ndihmon, si në gjërat e vogla ashtu edhe çështjet e rëndësishme. Nëse ju pëlqen që të bëni ndryshime në shtëpi, sot është rasti i duhur për të testuar veten.

Binjakët
Aktivitetet e pakëndshme që kanë lidhje me kthimin nga pushimet ju stresojnë, ju duhet një gjumë rikuperues për t’ju kthyer energjinë. Tensione dhe në familje, keni mendime të kundërta me të gjithë dhe dialogu me ta ju duket i pamundur.

Gaforrja
Nga konfigurimet e sotme do merrni ide interesante dhe do jeni më të hapur për dialog. Çdo përgjigje që do merrni do jetë instruktuese. Nëse keni një çështje praktike për të zgjidhur, mos prisni që të tjerët të veprojnë në vendin tuaj.

Luani
Të shtyrë nga kurioziteti, do lëvizni që të jeni të pranishëm në çdo situatë, megjithatë përpiquni të shmangni pyetjet e tepërta. Në punë aftësitë tuaja teknike janë shumë të kërkuara sidomos nëse bëhet fjalë për të riparuar diçka të rëndësishme.

Virgjëresha
Kujdes për çdo detaj në çift vazhdoni të studioni njëri-tjetrin, sidomos nëse raporti juaj është akoma në fazën fillestare. Mendja është e kthjellët dhe analitike, por emocionet janë jashtë kontrollit dhe ju vënë pak në dyshime.

Peshorja
Yjet mbështetëse për sot janë Marsi dhe Saturni që udhëheqin energjitë tuaja në drejtim të objektivave konkrete dhe të arritshme. Rrugë të lirë iniciativave vullnetare, nëse bota përmirësohet, ka nevojë edhe për ju.

Akrepi
Ditë energjike, një propozim ju surprizon jashtëzakonisht shumë. Mos e mendoni shumë dhe pranoni ftesën, do jetë një mundësi për të përjetuar një eksperiencë të re. Nga miqtë ju vijnë mesazhe intriguese, ndoshta dikush mendon për ju ndryshe.

Shigjetari
Ditë për t’u mbajtur mend, jeni të shqetësuar dhe të shpërqendruar. Mund t’ju qëllojë që të dëshironi diçka dhe më vonë të ndryshoni mendjen. Në çift përpiquni të kuptoni arsyet e partnerit tuaj. Keni qenë shumë pak të pranishëm kohët e fundit.

Bricjapi
Dëshira juaj për t’u vënë në provë do plotësohet shumë shpejt. Do dini të merrni vendimet e duhura, duke ju treguar të gjithë aftësinë tuaj. Sidoqoftë bëni mirë të shmangni sjelljen e ashpër, pak të ekzagjeruar.

Ujori
Entuziazmi që tregoni në ritmin e përditshëm do ketë efekt pozitiv. Ka ardhur koha të merreni me një projekt të rëndësishëm që e keni lënë pas dore. Në punë përpiquni të gjeni një linjë kompromisi në mënyrë që mos të shkatërroni ekuilibrin e arritur.

Peshqit
Ndjenja e përgjegjësisë është karta e duhur për të kaluar vështirësitë e sotme. Sqarime të ndërlikuara, por të nevojshme me një mik të vjetër. Për të gjetur një ekuilibër më të mirë duhet të bëni zgjedhje të përpikta, hezitimi nuk ju ndihmon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb