Dashi 21 Mars – 20 Prill
Jeni të detyruar të merreni me çështje praktike të mërzitshme, dhe kjo do t’ju prishë humorin. Nëse një nga propozimet tuaja bie ndesh me ndonjë pengesë, mos u dekurajoni. Mos u zmbrapsni nga rrethana pak të përshtatshme dhe thoni gjithmonë atë që mendoni.

Demi 21 Prill – 20 Maj
Shmangni marrjen e angazhimeve për të cilat jeni të sigurt se nuk do të mund t’i çoni deri në fund. Duhet të mësoni të thoni ‘jo’ kur është e nevojshme. Për shkak të Plutonit që ju kundërshton, parashikohen disa vonesa në udhëtime si dhe keqkuptime në punë.

Binjakët 21 Maj – 21 Korrik
Në familje do të keni disa kundërshtime të shkaktuara nga këndvështrime të ndryshme. Mos u mërzisni: larmishmëria është gjithmonë diçka pozitive, që duhet shfrytëzuar për t’u ngritur. Falënderoni miqtë që ju rrini pranë duke ju dhënë ide dhe mundësi të mira.

Gaforrja 22 Korrik – 22 Qershor
Sot nuk është dita për të bërë betejë kundër mullinjve të erës, ndaj mos e çoni ndër mend se mund të ndryshoni botën. Si zakonisht, mbi të gjitha për çështje pune, reagoni duke u mbështetur mbi vendosmërinë dhe saktësinë.

Luani 23 Korrik – 23 Gusht

Do të përballeni me një zgjedhje të rëndësishme; qëndrojuni zgjedhjeve të bëra më parë dhe mos hiqni dorë nga autonomia juaj. Mos i lejoni një familjari t’ju pengojë. Do t’ia dilni të angazhoni në nismat tuaja, duke prekur pikat e duhura emocionale.

Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator
Përpiquni të jeni më të dashur, pasi ju bën mirë. Pa dyshim, do të lehtësonte ndjeshëm raportet me personin që keni në krah. Mos harroni: ndërhyrja e një familjari në punët tuaja do t’ju nervozojë disi, por nuk keni çfarë bëni.

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor
Dita e sotme do të jetë disi e vështirë, me shumë keqkuptime, ankesa dhe mendime jo shumë optimiste. Sot në dashuri do të jeni pak jashtë ritmit. Megjithatë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, por ndërkaq dëshira për t’u larguar nuk e favorizon mirëkuptimin.


Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor

Nëse është krijuar pak tension me partnerin, mos e lëni çështjen pa e sqaruar me hollësi. Për të kthyer harmoninë do të jetë më e thjeshtë sesa mendoni. Përfitoni nga mbështetja që ju garanton familja, për të përmbushur zgjedhjet që do të bëni.

Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor
Do të keni prirje për t’u mbyllur brenda vetes për të rrëmuar në të kaluarën. Por do të merrni në konsideratë edhe mundësinë e së tashmes. Kontakti me persona të veçantë do t’ju hapë horizonte të reja dhe do t’ju japë mundësinë të përmirësoheni.

Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar

Mos u gënjeni nga shkëlqimi i një momenti pasioni që bën t’ju rrahë fort zemra, sepse mund të dalë që është krejt ndryshe nga sa dukej. Bashkëveprimi i planetëve në shenjën tuaj bën që të keni pak dëshirë të angazhoheni. Përpiquni të jeni më i gatshëm.

Ujori 21 Janar – 19 Shkurt
Këtë të diel do të ndiheni të sigurt nga një ndjenjë praktike dhe nga largpamësia në investime dhe projekte. Keni dëshirë të jetoni në thellësi të shpirtit atë që deri më tani e keni jetuar në nivel të mendjes. Jepini, mos humbni kohë.

Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars
Parashikohen ndryshime. Për momentin mos merrni vendime të prera, sepse mund të mos jenë të duhurat. Prisni sa të qartësohen gjërat. Mos bini pre e tundimit për të reaguar menjëherë, sidomos në punë. Rrezikoheni nga shpërqendrimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb