Dashi 

Parashikohen ndryshime. Për momentin, mos merrni vendime të prera, që mund të mos jenë të duhurat. Prisni sa të qartësohen gjërat. Mos bini pre e tundimit për të reaguar menjëherë, sidomos në punë. Rrezikoheni nga shpërqendrimet.

Demi

Këtë ditë do të ndiheni të sigurt nga një ndjenjë praktike dhe nga largpamësia në investime dhe në projekte. Keni dëshirë të jetoni në thellësi të shpirtit tuaj atë që deri më tani e keni jetuar në nivel të mendjes. Jepini, mos humbni kohë.

Binjakët 

Mos u gënjeni nga shkëlqimi i një momenti pasioni që bën t’ju rrahë fort zemra, sepse mund të dalë se është krejt ndryshe nga sa dukej. Bashkëveprimi i planetëve në shenjën tuaj bën që të keni pak dëshirë të angazhoheni. Përpiquni të jeni më i gatshëm.

Gaforrja 

Do të keni prirje për t’u mbyllur brenda vetes për të rrëmuar në të kaluarën. Por do të merrni në konsideratë edhe mundësinë e së tashmes. Kontakti me persona të veçantë do t’ju hapë horizonte të reja dhe do t’ju japë mundësinë të përmirësoheni.

Luani 

Nëse është krijuar pak tension me partnerin, mos e lëni çështjen pa e sqaruar me hollësi. Për të kthyer harmoninë do të jetë më e thjeshtë sesa mendoni. Përfitoni nga mbështetja që ju garanton familja për të përmbushur zgjedhjet që do të bëni.

Virgjëresha 

Dita e sotme do të jetë disi e vështirë, me shumë keqkuptime, ankesa dhe mendime jo shumë optimiste. Sot në dashuri do të jeni pak jashtë ritmit. Megjithatë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, por ndërkaq dëshira për t’u larguar nuk e favorizon mirëkuptimin.

Peshorja

Përpiquni të jeni më të dashur, pasi ju bën veçse mirë. Pa dyshim, do të lehtësonte ndjeshëm raportet me personin që keni në krah. Mos harroni, ndërhyrja e një familjari në punët tuaja do t’ju nervozojë disi, por nuk keni çfarë bëni.

Akrepi

Do të përballeni me një zgjedhje të rëndësishme. Qëndrojuni zgjedhjeve të bëra më parë dhe mos hiqni dorë nga autonomia juaj. Mos i lejoni një familjari t’ju pengojë. Do t’ia dilni të angazhoheni në nismat tuaja, duke prekur pikat e duhura emocionale.

Shigjetari

Sot nuk është dita për të bërë beteja kundër mullinjve të erës, prandaj mos e çoni ndër mend se mund të ndryshoni botën. Si zakonisht, mbi të gjitha për çështje pune, reagoni duke u mbështetur mbi vendosmërinë dhe saktësinë.

Bricjapi 

Në familje do të keni disa kundërshtime të shkaktuara nga këndvështrime të ndryshme. Mos u mërzisni: larmishmëria është gjithmonë diçka pozitive, që duhet shfrytëzuar për t’u ngritur. Falënderoni miqtë, që ju rrini pranë duke ju dhënë ide dhe mundësi të mira.

Ujori 

Shmangni marrjen e angazhimeve për të cilat jeni të sigurt se nuk do të mund t’i çoni deri në fund. Duhet të mësoni të thoni “jo” kur është e nevojshme. Për shkak të Plutonit që ju kundërshton, parashikohen disa vonesa në udhëtime si dhe keqkuptime në punë.

Peshqit 

Jeni të detyruar të merreni me çështje praktike të mërzitshme dhe kjo do t’ju prishë humorin. Nëse një nga propozimet tuaja bie ndesh me ndonjë pengesë, mos u dekurajoni. Mos u zmbrapsni nga rrethana pak të përshtatshme dhe thoni gjithmonë atë që mendoni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb