Dashi 21 Mars – 20 Prill
Një qiell dashamirës ju ndihmon të kapërceni çdo pengesë të paparashikuar. Lajme të mira nga jashtë si dhe pak të ardhura shtesë. Mundësi të arta do ju vijnë në dorë. Imazhi publik do ketë një rritje progresive të lartë. Shanse fatlume. Shpirti luftarak dhe euforia do jenë të justifikuara.

Demi 21 Prill – 20 Maj

Qiell i qetë për ata që janë të dashuruar, por edhe ata që sapo janë ndarë nga një lidhje shumë serioze do të kenë një surprizë të këndshme. Vazhdoni të punoni me kujdes për projektet tuaja. Intuita që keni ju mundëson të gjeni burime të reja.

Binjakët 21 Maj – 21 Qershor
Ditë për t’iu përkushtuar sipërmarrjeve të reja dhe dinamizmit. Energjia, shpejtësia dhe aftësia ju lejojnë të çoni deri në fund angazhimet në axhendën tuaj. Zgjedhje të rëndësishme dhe të menjëhershme do rezultojnë të suksesshme. Udhëtime në horizont. Fitore sportive.

Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik
Hëna do bëhet lajmëtare e ngjarjeve të paparashikuara. Duhet të jeni më shumë se asnjëherë tepër të përpiktë, pavarësisht se një emergjencë do ju detyrojë të përshpejtoni ritmin. Mos mendoni se kolegët ose partneri juaj janë përgjegjës për humorin tuaj të keq.

Luani 23 Korrik – 23 Gusht
E hënë e mbushur me fat: çdo vendim do bëhet i thjeshtë, çdo projekt afër realizimit. Performancë e shkëlqyer në fushën e konkurrencës. Besoni gjithmonë, pa asnjë përjashtim, në intuitën dhe cilësitë që keni. Suksese, konsensus dhe arritje.

Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator
Impulsiviteti rrezikon t’ju bëjë të shpenzoni më shumë seç duhet ose t’ju përballë me një situatë delikate. Rikuperoni urtësinë tuaj, pasi mund të pendoheni më vonë. Ndoshta për shkak të një shpërqendrimi të vazhdueshëm, nuk do arrini të përmbushni në kohë të gjitha detyrat.

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor
Ndiheni në provë, dhe kjo ju krijon një lloj ankthi. Relaksohuni, bëni punën tuaj me seriozitet dhe mos bini pre e provokimeve dhe kritikave. Për të rivendosur ekuilibrin, është e rëndësishme të ndiqni instinktin që ju tregon zgjidhjen e duhur.

Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor
Ritmi i përditshëm do jetë i tensionuar, por shpërblimet nuk do mungojnë. Një detyrë me përgjegjësi do hapë horizonte të reja për karrierën. Dashuria dhe miqësia duhet të ushqehen pa lënë asnjë pas dore. Të gjitha lëvizjet do jenë të favorizuara.

Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor
Sot do ngriheni me humorin e duhur. Është ditë ideale për lëvizje, zbavitje dhe udhëtime. Opinionet tuaja do të vlerësohen. Hëna ju ndriçon zemrën dhe shqisat. Ndjenja, pasion dhe bashkëpunim në marrëdhënie të vjetra dhe të reja.

Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar
Nuk është dita e duhur për të bërë negociata, për të firmosur kontrata apo për të përfunduar marrëveshje. Nxitimi mund t’ju shkaktojë probleme. Mos u shmangni; tregoni tolerancë ndaj personave që ju duan të mirën.

Ujori 21 Janar – 19 Shkurt
Ndiheni të gëzuar, të qetë, çdo gjë ju entuziazmon, keni një energji të fuqishme. Ndryshime dhe projekte brenda një afati të shkurtër. Mbrëmje e këndshme me miqtë tuaj. Pica, kinema, birra dhe shëtitje nëpër rrugët e qytetit përkrah miqve të dashur.

Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars
Të ndjeshëm dhe intuitivë, nuk do lini t’ju shpëtojë mundësia për të krijuar marrëdhënie me persona me influencë. Ka ardhur koha të bëni pak ndryshime në veshjen tuaj. Duhet të filloni të shihni rezultatet e përpjekjeve tuaja. Mos lini pas dore një borxh të vjetër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb