Dashi
Një e fshehtë sot, një e fshehtë nesër, rrezikoni të mos mbani më mend se cila është kështjella e fantazisë që keni ndërtuar. Më mirë të ktheheni në realitet! Nëse keni në mendje një lidhje nga e kaluara, mos u angazhoni për të ardhmen.

Demi
Këshillohet të përballoni çështje të pazgjidhura në fushën e dashurisë. Duhet t’i shqyrtoni gjërat nga çdo këndvështrim, pa u fshehur pas iluzioneve. Nëse një epror ju kërkon të punoni përtej kompetencave tuaja, qëndroni të qetë dhe refuzoni.

Binjakët
Humori do t’ju ndryshojë dhe nuk do t’ia dilni të shfrytëzoni mundësitë që do të keni gjatë ditës. Mirëkuptimi me partnerit do të jetë i pakët. Përqendrohuni në përmbushjen e objektivave afatshkurtra, edhe pse bëni zgjedhje largpamëse.

Gaforrja
Duhet të punoni për të harmonizuar kërkesat e ndryshme, që rrezikojnë të bien ndesh me njëra-tjetrën. Mësoni të dëgjoni më shumë të tjerët. Nëse nuk arrini të gjeni një marrëveshje të kënaqshme, mos u nxitoni: më mirë të ndryshoni vendimin.

Luani
Ditën e sotme do të kuptoni se nga kanë ardhur disa tensione ekzistuese në shtëpi si edhe do t’ju jepet mundësia t’i zgjidhni. Do të gjeni zgjidhje të papritura për probleme që ju kanë bërë të ndiheni të bllokuar, duke bërë të merrni frymë lirisht.

Virgjëresha

Duke vëzhguar, do të zbuloni se jeta në çdo ditë mund t’ju dhurojë ato gjërat e vogla të bukura që mund të bëjnë të lumtur cilindo prej nesh. Bëni kujdes nga lodhja nervore: jeni shumë të ndjeshëm dhe përfshiheni shpejt në gjendjen emocionale të të tjerëve.

Peshorja
Bëni kujdes nga marrëveshjet e bëra dhe padituria e juaj në situata pak të qarta. Por mos reagoni në mënyrë të tepruar. Me Saturnin që e keni kundra, sot do të ndiheni se jeni pushtuar nga mëdyshje që do të bëjnë të jini të paqartë. Por gjërat do të rregullohen.

Akrepi
Bëni mirë të merrni parasysh veprimet tuaja, sepse ndodh që persona që ju rrethojnë mund të shqetësohen për ju. Vazhdoni të angazhoheni për punët profesionale, por lejojini vetes edhe pak kohë të lirë dhe shijoni emocione të ndryshme nga e zakonshmja.

Shigjetari
Pritet që ditën e sotme të keni keqkuptime të mundshme në familje, e për rrjedhojë një ndjenjë fajësie për çdo gjë pa arsye. Klima e ftohtë ju bën të mbylleni në shtëpi, por angazhime të ndryshme ju shtrëngojnë të jeni në lëvizje. Me durim do t’ia dilni.

Bricjapi
Bashkëveprimi i planetëve ju sjell fatin në anën tuaj, dhe mbi të gjitha, do të bëjë që punët të mos ju marrin shumë kohë nga kënaqësia. Në punë parashikohen bashkëpunime të reja, projekte të reja dhe perspektiva të reja më fitimprurëse.

Ujori
Sot nuk është dita për të marrë vendime të nxituara. Para se të veproni, mendohuni mirë! Druajtja se mos dilni keq, për fat, do t’ju shpëtojë! Ndikimi i Saturnit do të bëjë që të jeni jo të qetë, jo të saktë dhe të shpërqendruar. Mundohuni të mos ndikoheni.

Peshqit
Thellohuni në gjërat që ju përshtaten dhe ju interesojnë më shumë, dhe do të rrisni kompetencat e juaja profesionale. Jupiteri ju mbështet dhe do të bashkëpunojë për t’ju ndihmuar të zgjeroni horizontin dhe të pasuroni lidhjet me të tjerët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb