Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Horoskopi për ditën e sotme, 25 prill 2017

horoskop

Dashi

Thellohuni në gjërat që ju përshtaten dhe ju interesojnë më shumë, dhe do të rrisni kompetencat tuaja profesionale. Jupiteri ju mbështet dhe do të bashkëpunojë për t’ju ndihmuar të zgjeroni horizontin dhe të pasuroni lidhjet me të tjerët.

Demi

Sot nuk është dita për të marrë vendime të nxituara. Para se të veproni, mendohuni mirë! Druajtja se mos dilni keq, për fat, do t’ju shpëtojë! Ndikimi i Saturnit do të bëjë që të jeni jo të qetë, jo të saktë dhe të shpërqendruar. Mundohuni të mos ndikoheni.

Binjakët

Bashkëveprimi i planetëve e sjell fatin në anën tuaj dhe, mbi të gjitha, do të bëjë që punët të mos ju marrin shumë kohë nga kënaqësia. Në punë parashikohen bashkëpunime të reja, projekte të reja dhe perspektiva të reja më fitimprurëse.

Gaforrja

Pritet që ditën e sotme të keni keqkuptime të mundshme në familje, e për rrjedhojë një ndjenjë fajësie për çdo gjë pa arsye. Klima e ftohtë ju bën të mbylleni në shtëpi, por angazhimet e ndryshme ju shtrëngojnë të jeni në lëvizje. Me durim do t’ia dilni.

Luani

Bëni mirë t’i merrni parasysh veprimet tuaja, sepse ndodh që personat që ju rrethojnë mund të shqetësohen për ju. Vazhdoni të angazhoheni për punët profesionale, por lejojini vetes edhe pak kohë të lirë dhe shijoni emocione të ndryshme nga e zakonshmja.

Virgjëresha

Bëni kujdes nga marrëveshjet e reja dhe nga padituria juaj në situata pak të qarta. Por mos reagoni në mënyrë të tepruar. Me Saturnin që e keni kundër, sot do të ndiheni të pushtuar nga mëdyshje që do t’ju bëjnë të jini të paqartë. Por, gjërat do të rregullohen.

Peshorja

Duke vëzhguar, do të zbuloni se jeta çdo ditë mund t’ju dhurojë ato gjërat e vogla të bukura që mund të bëjnë të lumtur cilindo prej nesh. Bëni kujdes nga lodhja nervore: jeni shumë të ndjeshëm dhe përfshiheni shpejt në gjendjen emocionale të të tjerëve.

Akrepi

Ditën e sotme do të kuptoni se nga kanë ardhur disa tensione ekzistuese në shtëpi si dhe do t’ju jepet mundësia t’i zgjidhni. Do të gjeni zgjidhje të papritura për probleme që ju kanë bërë të ndiheni të bllokuar, duke ju bërë të merrni frymë lirisht.

Shigjetari

Duhet të punoni për të harmonizuar kërkesat e ndryshme, që rrezikojnë të bien ndesh me njëra-tjetrën. Mësoni t’i dëgjoni më shumë të tjerët. Nëse nuk arrini të gjeni një marrëveshje të kënaqshme, mos u nxitoni: më mirë të ndryshoni vendim.

Bricjapi

Humori do t’ju ndryshojë dhe nuk do t’ia dilni të shfrytëzoni mundësitë që do të keni gjatë ditës. Mirëkuptimi me partnerin do të jetë i pakët. Përqendrohuni në përmbushjen e objektivave afatshkurtër, edhe pse bëni zgjedhje largpamëse.

Ujori

Këshillohet të përballoni çështje të pazgjidhura në fushën e dashurisë. Duhet t’i shqyrtoni gjërat nga çdo këndvështrim, pa u fshehur pas iluzioneve. Nëse një epror ju kërkon të punoni përtej kompetencave tuaja, qëndroni të qetë dhe refuzoni.

Peshqit

Një e fshehtë sot, një e fshehtë nesër, rrezikoni të mos mbani më mend se cila është kështjella e fantazisë që keni ndërtuar. Më mirë të ktheheni në realitet! Nëse keni në mendje një lidhje të kaluar, mos u angazhoni për të ardhmen.



KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.