Dashi
Nëse nuk jeni të sigurt, një mik do t’ju ndihmojë të merrni një vendim. Shmangni përballjet dhe veproni me dinakëri. Inteligjenca sigurisht që nuk ju mungon. Lidhjet emocionale po thellohen por përpiquni të jeni të kuptueshëm, dhe si gjithmonë të sinqertë.

Demi
Kjo e diel do karakterizohet nga Hëna te Gaforrja. Pozicioni i saj ka një ndikim të fortë dhe është një aleate e çmuar për historitë tuaja të dashurisë. Dita ideale për plazh. Një xhiro më varkë do ishte ide e mirë.

Binjakët
Kujdesuni për financat me qëllim që të arrini rezultate konkrete. Lëvizni me shkathtësi duke marrë parasysh rrethanat. Në dashuri nuk jeni të guximshëm dhe do jepni prova për prezencë të dobët, duke lënë pas dore angazhimet dhe përgjegjësitë.

Gaforrja
Hëna në shenjë, avokate e emocioneve dhe nostalgjive, ju bën vulnerabël dhe shumë dyshues. Mbani shumë sekrete dhe shikoni komplikime kudo. Si gjithmonë zgjidhja më e mirë është të falni dhe të harroni, mos i jepni rëndësi gjërave që nuk kthehen më.

Luani
Aftësia e shkëlqyer në marrëdhënie ju ndihmon të zgjeroni lidhjet tuaja të biznesit. Shfrytëzoni çdo rast për t’u futur në ambiente të reja për ju. Raporti në çift në fazat e para është i mbushur me harmoni dhe gjallëri.

Virgjëresha
Nëse jeni të shqetësuar ose ndoshta po përballeni me një ndarje të vështirë kërkoni ndihmën e familjes, e cila do t’ju japë mbështetjen për të cilën keni aq shumë nevojë tani. Kini kujdes shpenzimet e tepërta.

Peshorja
Hëna ju kundërvihet duke shkaktuar pakënaqësi në shtëpi. Rreptësia që tregoni nuk ju ndihmon. Jepini hapësirë dëshirës për lëvizje dhe shoqëri. Jeni më pak dyshues dhe mos i merrni për ofendime ato që në fakt janë vetëm kritika konstruktive.

Akrepi
Ndikimet pozitive të Hënës janë një bekim për gjendjen tuaj shpirtërore, sidomos sot që është dashamirëse, e hapur dhe e gëzuar. Përfitoni nga gjendja favorizuese për të rikuperuar disa mangësi të kohëve të fundit.

Shigjetari
Mund të keni rastin të ndryshoni opinion për persona të caktuar që kohët e fundit nuk i keni vlerësuar shumë. Duhet të bëni një hap mbrapa dhe të rishikoni më shumë fleksibilitet raportet me të afërmit tuaj.

Bricjapi
Projektet që nuk realizohen dhe çështjet familjare të ndërlikuara ju nervozojnë, megjithatë mos u nxitoni dhe ruani ekuilibrin. Sot do jepni më të mirën e mundshme. Nuk do lejoni që humori i keq t’ju prishe planet tuaja.

Ujori
Ndonjë problem i zakonshëm burokratik, ndoshta i hershëm, vazhdon t’ju shqetësojë. Është mirë që t’i jepni një zgjidhje përfundimtare. Duhet të tregoni pak durim ndaj gjërave të vogla për të arritur atë që doni.

Peshqit
Mund të jetë një ditë e qetë nëse arrini të gjeni ekuilibrin e duhur mes angazhimeve, përgjegjësisë dhe dëshirës së pa rezistueshme për t’u shmangur nga detyrat. Mos rrini në mëdyshje: merrni guximin për të bërë atë që duhet, nëse doni të arrini diçka.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb