Dashi 21 Mars – 20 Prill
Planetët miq të shenjës tërheqin dhe favorizojnë lajme të reja pozitive. Do njihni një person shumë të veçantë përmes rrethit tuaj shoqëror. Një keqkuptim me partnerin do t’ju shqetësojë, por falë dialogut do sqarohet shumë shpejt.

Demi 21 Prill – 20 Maj
Me Hënën kundër Akrepit, përkushtojini më shumë kohë aktivitetit fizik: mendja juaj ka nevojë për qartësim. Kini kujdes nga situata të paqarta. Rrezikoni një investim të gabuar që do përkeqësonte financat tuaja.

Binjakët 21 Maj – 21 Qershor
Nga ana profesionale do merrni vlerësime pozitive. Do merrni një detyrë që do t’ju nxisë të ndërmerrni iniciativa të reja me shumë përfitime. Mendohuni mirë para se të flisni për shqetësimet tuaja me një koleg që e njihni shumë pak.

Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik
Venusi kalon në qiellin tuaj pasdite duke premtuar të harmonizojë jetën emocionale. Periudhë magjike për plane romantike, bashkëjetesë, dasëm. Entuziazëm në shoqërinë tuaj. Do keni dëshirë të argëtoheni, ta bëni jetën tuaj më interesante.

Luani 23 Korrik – 23 Gusht
Ndërsa Jupiteri ju premton fat, Saturni ju siguron inteligjencën konstruktive dhe shanse të mira për të përmbyllur projekte të rëndësishme. Vazhdoni me hap të sigurtë. Përfundoni projektet e lëna përgjysëm në punë para pushimeve në mënyrë që t’i përkushtoheni strategjive të reja.

Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator
Venusi transferohet pasdite në shenjën e Gaforres. Mund të vini në punë propozime origjinale dhe të ndryshoni pamjen në mënyrë të këndshme. Ulje dhe ngritje në dashuri. Mos harroni se duke i dhënë më shumë liri partnerit, do arrini të merrni më shumë edhe ju.

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor
Një takim i papritur do t’ju ç’orientojë pak pikërisht në ditët e fundit të pushimeve. Rikthimi në rutinën e përditshme do jetë pak melankolik por edhe plot shpresë. Do tërhiqeni jashtëzakonisht nga njerëz të veçantë, kultura të ndryshme nga e juaja që do t’ju entuziazmojnë.

Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor
Hëna në shenjë krijon aleanca të reja me Neptunin dhe Plutonin. Në çift do jeni më të kuptueshëm, pajtues, në favor të harmonisë së raportit. Mundohuni të mos shmangni problemet që ju rrethojnë, gjeni një zgjidhje.

Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor
Pranoni ndihmën e një të afërmi pa hezitim: jeni ju që vendosni kufijtë e duhur që asnjeri të mos ndërhyjë në autonominë tuaj të çmuar. Ka ardhur koha e pushimeve: dëshira për një udhëtim larg rutinës së përditshme ju ngacmon gjithnjë e më shumë.

Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar
Venusi pasdite mund t’ju shkaktojë ndonjë pakënaqësi në lidhjen sentimentale, duke ju nxitur të kërkoni gjëra të reja. Plutoni i buzëqesh Hënës: në punë do keni shanse të shkëlqyera për të arritur atë që dëshironi.

Ujori 21 Janar – 19 Shkurt
Për shkak të Hënës tek Akrepi armiqësor sot mund të bëheni shënjestra e disa provokimeve. Mos i kushtoni rëndësi dhe vazhdoni rrugën tuaj. Ndërhyrje në horizont, por në fund, qetësia dhe përqendrimi do ju ndihmojnë ta kaloni çdo vështirësi.

Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars
Venusi mik në shenjën tuaj pasdite do t’ju bëjë krijues, intuitivë dhe të dashur, por pa ndërhyrë në logjikën dhe aftësinë tuaja për të qënë i kujdesshëm. Me Neptunin mbështetës, shumë njerëz do tërhiqen nga pamja juaj delikate dhe tërheqëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb