Dashi
Mund të realizoni programe të këndshme me miq të vjetër e të rinj. Ndërsa zbaviteni, do të dini të jeni edhe të dobishëm për të tjerët. Duke qenë se të merreni me të njëjtat gjëra, ju duket e mërzitshme, atëherë gjatë punës shpikni diçka.

Demi
Jeni shpërndarë në shumë fusha. Ndiqni objektiva që ju lodhin dhe ju stresojnë. Mos vallë për hir të kësaj lënë mënjanë dashurinë? Dëshira dhe pasioni do të bëjnë që të kërkoni mundësi për të biseduar dhe bashkëpunuar me partnerin.

Binjakët
Venusi dhe Marsi në qiellin e juaj krijojnë kontakte të shkëlqyera me Diellin dhe ju ndihmojnë të zhvilloni në qetësi projekte shumë premtuese. Do t’ia dilni të organizoni që hapësirë ku të qëndroni të vetëm dhe të meditoni, por edhe ku të zbaviteni me shoqërinë.

Gaforrja
Duke u këshilluar me një person të ditur dhe autoritar do t’ju ndihmojë të çliroheni nga disa shqetësime të brendshme dhe do të vazhdoni me vendosmëri në rrugën tuaj.

Luani
Luhatje yjore do të shkaktohen nga bashkëveprimi i Jupiterit me Saturnin. Do të sprovohet lidhja e juaj në çift me zënka dhe qortime. Më në fund do të hyni në lojë me një bashkëpunëtor, duke sjellë bashkë me të një strategji fituese.

Virgjëresha

Një mik i çmuar do t’ju lëshojë një kritikë. Do t’jua bëjë atë me mirëbesim dhe me shumë politesë, por gjithsesi do t’ju hidhërojë së tepërmi! Tregohuni të arsyeshëm. Lëreni pas të shkuarën, dhe jetoni përvoja të reja me entuziazëm të plotë.

Peshorja
Kujdes kujt i zini besë! Pranoni të tregoni besim dhe të bashkëpunoni vetëm me kolegë, me të cilët e ndjeni se merreni vesh. Me Saturnin që ju pengon, më mirë shmangni çdo lloj tundimi qoftë të vogël, qoftë të rrezikshëm.

Akrepi
Është koha e përshtatshme për të kërkuar një ngritje në detyrë, ose për të fituar një vend pune që kërkon seriozitet dhe aftësi. Një vendim i papritur që do të merrni do të dalë se është i duhuri kundër çdo parashikimi pesimist. Provojeni!

Shigjetari
Do të kaloni disa zënka dhe do t’ia dilni të tejkaloni të gjitha pengesat që ju ndalojnë të merreni vesh me partnerin e dashur. Mos i lini pas dore çështjet private për të dëgjuar dhe për të ndihmuar një person që ju kërkon ndihmë.

Bricjapi
Me Plutoni që ju mbështet, mund të mbështeteni te miqësi dhe kontakte konstruktive. Jini të sigurt: jeta e juaj është duke evoluar në drejtime më interesante. Me Jupiterin kundra, kini kujdes nga gabimet në vlerësimin e sjelljeve për të mos gabuar.

Ujori

Hëna ka marrëdhënie të mirë me Uranin dhe Saturnin, që ndjek një ëmbëlsi të shtuar, një shumëfishim të sharmit të juaj. Do të harmonizoni idetë në një projekt konkret dhe frytdhënës. Do të keni rezultate të mira në studime dhe në shkollë.

Peshqit
Këtë ditë të shtunë parashikohet një mirëkuptim i përsosur në çift në një skenar shëtitjesh qetësuese dhe një drekë në mal, të mbuluar nga bora. Pozicionimi i Marsit do të bëjë që jeni të suksesshëm në gara sportive dhe aktivitete fizike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb