Dashi 21 Mars – 20 Prill
Do të jeni në formë shumë të mirë, nën ndikimin e Hënës që fryn mbi zjarrin e Marsit dhe Uranit në shenjën tuaj. Çfarë është thënë, është bërë! Plot gjallëri dhe të fuqishëm gjatë ditës, por të rraskapitur në mbrëmje. Nuk është vetëm lodhje, është edhe Hëna që ndryshon shenjë.

Demi 21 Prill – 20 Maj
Mëngjesin do ta keni të zënë me punë, fitime dhe shpenzime, por duke filluar nga orët e pasdites, me ndikimin e Hënës, çdo gjë do të ndryshojë në qiellin tuaj të brendshëm. Do të kaloni një mbrëmje të këndshme me miqtë apo partnerin.

Binjakët 21 Maj – 21 Qershor
Hëna mike në shenjën tuaj ju mbështet gjatë gjithë mëngjesit, duke bërë që të përqendroheni në komunikim dhe fitim. Do të keni jetë sociale intensive dhe të përmbushur. Me një agjendë kaq të mbushur me kontakte dhe takime, nuk mund të humbisni asnjë minutë.

Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik
Mëngjesi nis i zymtë, po humori do t’ju rikthehet gjatë pasdites nga Hëna, duke jua bërë pjesën tjetër të ditës më romantike. Me partnerin tuaj do të keni harmoni. Edhe këtë herë do të mbyllni një sy ndaj defekteve të vogla të partnerit.

Luani 23 Korrik – 23 Gusht
Do të kaloni një ditë të hareshme me miqtë dhe do të keni bashkëpunim të ngushtë me kolegët. Do të jeni të sjellshëm dhe të edukuar me të gjithë që takoni sot. Ndërkaq në mbrëmje do të ndjeni t’ju mbërthejë lodhja, aq shumë sa do t’ju zërë gjumi ndërsa shikoni një film.

Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator
Gjatë gjithë mëngjesit do të jeni të ngarkuar me shumë projekte dhe do të bëni shumë punë, por pa arritur rezultatin e dëshiruar. Por nga ana tjetër mbrëmja do të jetë e qetë, ndërsa Hëna nxit një miqësi që të kthehet në diçka më shumë.

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor
Do të keni ditë të mrekullueshme, pasi Hëna është në anën tuaj, dhe më pas gjatë ditës do të bëjë që të jeni më entuziastë dhe më të hareshëm. Shijojeni këtë ditë sa më shumë të mundeni dhe mos e lini t’ju ikë.

Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor
Do të ndërmerrni projekte dhe investime të rëndësishme, por duhet të keni kujdes që të kryhen në kohën e duhur, në të kundërt mund të mos arrini rezultatet e duhura. Veproni gjithmonë me logjikë: asnjë veprim i detyruar nuk të çon drejt suksesit.

Shigjetari 23 Nëntor – 21 dhjetor
Kini kujdes që të mos nënshkruani kontrata që nuk ju përshtaten. Në lidhje me një çështje delikate kërkojini ndihmë një kolegu me më shumë përvojë, i cili do t’ju mbështesë. Për sa i përket jetës në çift, sot partneri do të jetë në qendër të vëmendjes.

Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar
Gjatë mëngjesit do të jeni tërësisht të zhytur në punë, pastaj gjatë pasdites, me ndryshimin e Hënës, do të jetë partneri që do t’jua thithë të gjitha energjitë. Mbrëmjen do ta kaloni të qetë, pasi ta keni mposhtur lodhjen me dashuri.

Ujori 21 Janar – 19 Shkurt
Ja se çfarë po ndodh me ju: gjatë ditës mendoni për dashurisë dhe gjatë natës mendja juaj krijuese përpunon ide të shkëlqyera, të cilat kanë zbatim të vazhdueshëm. Dhe, më e bukura është se ndiheni në formë, edhe pse keni sforcim të trupit dhe mendjes gjatë veprimtarisë suaj.

Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars
Mosmarrëveshjet në familje në mëngjes do të zgjidhen nga pasditja, falë dashurisë, por edhe Hënës që zhvendoset. Armëpushim do të nënshkruhet para një akulloreje të shijshme, me ngjyra të ndezura, ashtu si personaliteti juaj i hareshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb