Dashi
Në vend që të merreni me pikëpamjet e të tjerëve, bëni mirë të mendoni për interesat tuaja dhe çfarë eventualisht i vjen për shtat buxhetit tuaj. Mos ndiqni turmën, por përpiquni të gjeni rrugë të reja. Dëshira për risi të vazhdueshme do të drejtojë ditën tuaj sot.

Demi
Me forcën e dhuruar bujarisht nga Plutoni, mund të arrini një qëllim të rëndësishëm sot. Keni pasur një Hënë mjaft të mirë për dashurinë, që do vazhdojë t’ju sjellë më afër ju dhe partnerin tuaj në javët që vijnë. Në qoftë se keni një partner, organizoni një takim me shije ose një dalje luksoze.

Binjakët
Mos e nisni ditën me zemërim dhe mos bëni as vizita sot, qofshin këto shëtitje. Ajo që duhet të bëni është të lini tw lirw imagjinatën tuaj, ta kërkoni kënaqësinë brenda vetes, pasi jo përherë kënaqësia jonë lidhet me njerëzit që kemi rrotull.

Gaforrja
Keni nevojë për pak motivim, kështu që ndoshta një trajner personal ose një mendim nga një mjek do të ishte shumë i nevojshëm tani. Gjithashtu keni shumë për të eksploruar në sektorin profesional. Planeti i Saturnit në shenjën tuaj ju ndihmon të çoni përpara disa qëllime afatgjata në karrierë.

Luani
Në qoftë se ndjeni se duhet të informoheni më mirë rreth një çështjeje, përpiquni të shikoni dokumentet financiare ose të studioni zhvillimet e fundit financiare. Mund të zbuloni se një dokument është vendosur apo vlerësuar keq dhe rregullimi i këtij problemi të vogël mund të sjellë përfitime të mëdha. Gjithashtu do bënit mirë t’u kushtonit rëndësi shëndetit dhe fizikut tuaj.

Virgjëresha
Gjatë ditës së sotme do të tregoheni më të butë dhe më tolerantë se zakonisht, duke fituar kështu simpatinë e atyre që ju rrethojnë. Do të arrini një kompromis që prej kohësh ka qenë një gjë e vështirë për ju, por që falë durimit dhe këmbënguljes suaj ia keni dalë mbanë.

Peshorja
Të lexuarit e një libri sot mund të jetë më interesante sesa të imagjinuarit; nuk do të ndaleni deri sa të arrini në fund. Të ushqyerit e mendjes është po aq e rëndësishme sa të ushqyerit e trupit në qoftë se doni të qëndroni të rinj.

Akrepi
Dita sot do të nisë e pushtuar nga ankthi se mund të jeni vonë për të shkuar diku, gjë që në fund rezulton alarm fals, pasi do të arrini në kohën e duhur. Mundohuni të dominoni ankthin tuaj, shpesh të gabuar. Jeni gjithmonë të zënë për të bërë më të mirën dhe nuk kurseheni për ta arritur, por pak relaksim është pikërisht ajo që ju duhet.

Shigjetari
Dashuria për filozofi mund të jetë shumë e dobishme, që ka të bëjë me njerëz të cilët jo gjithmonë mendojnë si ju. Me Mërkurin në shenjë ju mund të flisni gjatë duke argumentuar shkëlqyeshëm e duke bërë një figurë shumë të mirë te miqtë tuaj.

Bricjapi
Një valë lajmesh pozitive do të vijnë për ju sot për shkak të pranisë së Diellit dhe Hënës në shenjën tuaj. Do të përmirësoni jetën tuaj duke ndryshuar jo vetëm zakone të shëndetshme. Me stërvitje të vogla të përditshme ju do të arrini rezultate të mira. Ndërmerrni edhe ndonjë një angazhim të vogël; është momenti i duhur.

Ujori
Pak çaste vetmie ju nevojiten për të peshuar gjërat tuaja sot, dhe mbi të gjitha veten. Në vend që të merreni me të gjithë, duhet t’i kushtoni rëndësi vetes. Përpara se të bëni kompromis me të tjerët, bëjeni atë me veten dhe me idetë tuaja. Duhet të jeni të aftë për të qartësuar keqkuptimet dhe për të parë përpara.

Peshqit
Energjia e jashtëzakonshme që zotëroni prej Hënës në shenjën tuaj ju ka sjellë pozitivitet. Mërkuri fillon të ecë drejt sot, dhe kjo do ju ndihmojë të bëni një marrëveshje mbi çështjet kontraktuale dhe të merrni një rezultat mjaft të mirë. Jeta juaj personale është e mbushur. Miqtë dhe familja do t’ju mbështesin fort në projektet tuaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb