Dashi
Bashkëveprimi i Jupiterit me Neptunin mund të bëjë që të lindin dyshime dhe xhelozi pa arsye. Një sqarim me partnerin do të heqë çdo dyshim. Përpara se të tregoni gishtin nga tjetri, shqyrtojeni njëherë ndërgjegjen tuaj.

Demi
Hëna po ju ndihmon duke ju dhënë shumë paralajmërime, që ju ndërkaq i shpërfillni ose bëni shikuar nuk shikoni. Megjithatë, duhet t’i hapni sytë. Jini të vëmendshëm dhe mos u gënjeni. Nuk do t’ju pëlqente fare që dikush të tallej me ju.

Binjakët
Ndikimi i planetëve do ju rrisë ndjeshmërinë jashtë mase. Ndërkaq, bëni kujdes për të mos e humbur arsyen thjesht për një gjest. Valë pasioni dhe vështrime shpërfillëse… Përdorini aftësitë tuaja me kujdes, në të kundërt do të keni probleme.

Gaforrja
Po planifikoni të bëni një udhëtim që duket në horizont? Kapeni menjëherë mundësinë pa u menduar shumë! Nëse ka ndonjë ndryshim që duhet bërë, lërini instinktin dhe fantazinë që t’ju udhëheqë. Të jeni të sigurt se nuk do të dështoni.

Luani
Me bashkëpunimin e Diellit dhe Hënës mund të arrini suksesin e lakmuar pa u shqetësuar dhe me qetësi shpirtërore. Në shtëpi ka nevojë për të bërë një rinovim. Lëreni veten të udhëhiqeni nga ndjesia për të bukurën.

Virgjëresha
Duke mos dashur të zgjoheni herët për të shkuar në punë, mund rrini të qetë dhe të mos lodheni shumë. Keni nevojë për të pushuar pak. Por nëse bie alarmi i orës, pasi edhe sot ju thërret detyra, mendoni të pini një kafe të mirë dhe do të merrni zemër.

Peshorja
Sot do të ndiheni disi të paqëndrueshëm. Fatmirësisht do të keni pak kohë për të rimarrë energji dhe të largoni stresin. Duke qenë se nuk do t’ju duhet të merreni me shkresa, shkoni në kuzhinë dhe filloni të përgatisni një ëmbëlsirë për drekë.

Akrepi
E diela është e përsosur për sportin, nëse ju pëlqen ndonjë disiplinë sportive. Neptuni në bashkëveprim me Saturnin do t’ju japë një ndihmesë të vyer për të thyer ndonjë rekord. Nuk duhet të përtoni, por të mendoni për mirëqenien e juaj.

Shigjetari
Mendjemprehtësia për biznes nuk ju lë në baltë dhe mund të mbyllni marrëveshje të shkëlqyera pa u sforcuar. Në vend që të reagoni, do mësoni të veproni duke ndjekur një arsyetim të kujdesshëm më shumë se sa instinktin tuaj.

Bricjapi
Do keni të bëni me një person pak kokëfortë. Nuk do ta keni aspak të lehtë që t’i ndryshoni mendjen, por në fund do jeni shumë të kënaqur. Do jeni të aftë të bindni këdo me saktësinë e argumenteve tuaja.

Ujori
Të ëndërrosh më shumë se duhet nuk është e gabuar, përkundrazi! Planetët do t’ju ndihmojë të përmirësoni ndjeshmërinë tuaj. Nëse në të shkuarën nuk jeni tërhequr kurrë, ndoshta ka ardhur koha të ndryshoni! Hapin e parë duhet ta bëni ju!

Peshqit
Parashikohen stuhi, por rezultati varet nga si do të dini të menaxhoni çështjet më delikate që lidhen me dy persona. Të merrni pak kohë pushim për të menduar mund të jetë gjëja e drejtë për të bërë, por nuk do të ishte vallë një mënyrë për t’ju larguar detyrave?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb