Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Horoskopi për ditën e sotme, 9 qershor 2017

horoskop

Dashi
Marsi nuk do të jetë shumë i favorshëm sot, ata që ju qëndrojnë pranë do t’ju duket sikur ju kundërshtojnë. Kërkoni një bisedë sqaruese. Ndërsa jeni nën ndikimin e Marsit, mos e merrni çdo gjë për të mirëqenë.

Demi
Mjafton të mësoni të vëzhgoni, do të zbuloni se jeta çdo ditë mund t’ju dhurojë ato gjërat e vogla të bukura, që mund të bëjnë të lumtur cilindo prej nesh. Bëni kujdes nga lodhja nervore, jeni shumë të ndjeshëm dhe përfshiheni shpejt në gjendjen emocionale të të tjerëve.

Binjakët
Nganjëherë jeni shumë të nxituar dhe drastikë. Bëni mirë ta merrni parasysh këtë gjë, sepse ndodh që personat rreth jush të shqetësohen. Vazhdoni të angazhoheni në punët profesionale, por lejojini vetes edhe pak kohë të lirë dhe shijoni emocione të ndryshme nga e zakonshmja.

Gaforrja
Hëna do të bashkëveprojë ndjeshëm me planete të ndryshme. Disa paqartësi në fillim të ditës, por më vonë gjithçka do të sqarohet në mënyrën më të mirë. Përdorini mënyra të cilat ju përshtaten më shumë: mirësjellje, takt, mirësi, dashamirësi.

Luani
Sot këshillohet të përballoni çështje të pazgjidhura në fushën e dashurisë. Duhet t’i shqyrtoni gjërat nga çdo këndvështrim, pa u fshehur pas iluzioneve. Nëse një epror ju kërkon të punoni përtej kompetencave tuaja, qëndroni të qetë dhe refuzoni.

Virgjëresha
Pas ditësh të mbushura me angazhime, po vijnë momente më të qeta. Do të ndiheni në formë, të qetë dhe në dispozicion të personit që ju qëndron në krah. Do të keni mundësinë të kaloni në veprim, duke realizuar edhe gjëra që i konsideronit shumë të vështira.

Peshorja
Gjithçka do të shkojë për më mirë, mbi të gjitha nëse kërkoni të veproni në aktivitetin tuaj, gjithmonë duke u bazuar në kriteret e paanshmërisë dhe respektit për të tjerët. Ndërkaq, Hëna mund të tregohet dinake dhe sot do të keni si situata pozitive, ashtu edhe tensione.

Akrepi
Pas ditësh të mbushura me angazhime, po vijnë momente më të qeta. Do të ndiheni në formë, të qetë dhe në dispozicion të personit që ju qëndron në krah. Do të keni mundësinë të kaloni në veprim, duke realizuar edhe gjëra që i konsideronit shumë të vështira.

Shigjetari
Saturni krijon një premisë të shkëlqyer për anën profesionale. Intuitat e çastit do të bashkohen me aftësinë për të konkretizuar projektet. Do të vëzhgoni me vëmendje sjelljen e një personi që kërkon t’ju bëjë të besoni se është çfarë nuk është në të vërtetë.

Bricjapi
Sot do të ndiheni disi të bllokuar dhe do të lëvizni pak me vështirësi. Ndërkaq, nuk do t’ju mungojë rezistenca dhe pozitiviteti. Do të merrni në dorë një çështje që ka ngecur dhe do t’i jepni zgjidhje me një ndërhyrje të zgjuar dhe të ekuilibruar.

Ujori
Sot do të keni surpriza të këndshme dhe do të jeni shumë aktiv. Do t’ia kaloni me të vërtetë bukur! Do të keni dëshirë t’i përkushtoheni studimit të lëndëve të reja, mbi të gjitha do të preferoni shkencën dhe matematikën.

Peshqit
Me Neptunin dhe Marsin armiqësor nuk do të jeni në humor të mirë. Do të kundërshtoni çdo që thoni, por mos e ekzagjeroni. Do të jeni i tendosur dhe personi i zemrës do të vendosë t’ju shpërfillë, duke ju lënë të vetëm të tejkaloni shqetësimin që keni.



KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.