KOSOVE-Kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj ka thënë se Ramush Haradinaj do të jetë kreu i qeverisë së re në Kosovë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, në një intervistë me mediumin gjerman Deutsche Welle, ka thënë se shpreson që qeveria e re të formohet së shpejti.

“Kosova është një shtet sovran, dhe kush do ta formojë qeverinë e re do ta vendos Parlamenti i Kosovës. Unë besoj se së shpejti do ta kemi një qeveri të re në Prishtinë, dhe Ramush Haradinaj do të jetë kreu i kësaj qeverie”, ka thënë Hoxhaj për Deutsche Welle.

Hoxhaj u shpreh se pret që edhe qeveria e ardhshme e Kosovës te vahzdojë dialogun me Serbinë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: