‘Huffington Post’ në një artikull për Shqipërinë të titulluar “Drama e Shqipërisë” jep një pasqyrë të zymtë për atë në të cilën po kalon vendin ynë. Autori Jaime Pozuelo-Monfort i cili ka vizituar Shqipërinë shkruan se sistemi ka dështuar në këtë vend.

“Shumë fusha në regjimin e mëparshëm kanë funksionuar më mirë sesa sot. Ekonomia e tregut dhe demokracia kanë sjellë kaos, korrupsion dhe improvizim në Republikën e Shqipërisë”, shkruan ndër të tjera autori i cili gjatë vizitës në Shqipëri ka takuar ministra, zëvëndësministra, deputetë, drejtues biznesesh, profesorë, diplomatë, gazetarë dhe artistë.

“Drama, qeverisja e keqe, pandemia e korrupsionit dhe nepotizmi do të shkatërrojnë vendin dhe shoqërine tashmë të lodhur, të hutuar, të humbur në tranzicionin për askund, ku drita është mekur nga errësira që prodhojne interesat partiake dhe ato ndërkombëtare. Shqipëria mund t’ja dalë, por jo me lojtarët dhe aktorët aktuale”, shkruan Monfort në “Huffington Post”. Sa i përket punësimit në administratën publike ai shkruan se meritokracia nuk funksionon, por nevojiten lidhjet e ngushta familjare për t’u punësuar në shtet. Sipas tij sundon mediokriteti dhe jo profesionalizmi. “Shumë do të habiten nga brutaliteti i fjalëve të mia. Mos u habisni, por jini të paralajmëruar. Këto nuk janë fjalet e mia, këto janë deklarata të nxjerra në mënyrë të hapur nga personalitetet e këtij vendi” shkruan më tej autori. Sipas tij, Shqipëria është një vend ku korrupsioni manifestohet në cdo nivel të shoqërise, nga individi te grupi, nga më i varfëri te më i pasuri. Cdokush pa përjashtim përpiqet të gjejë rrugën më të shkurtër për të përfituar në menyre te parabarte nga sistemi. Anëtarët e parlamentit drejtojnë universitete private me cilësi që vihet në pikëpyetje. Më tej ai nënvizon nevojën e krijimit të një rrjeti të fuqishëm ekonomik në Ballkan dhe për këtë ai thotë se Shqipëria duhet të bashkëpunojë me shtetet fqinje si Kosova, Serbia dhe Maqedonia.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: