MAQEDONI- Një nga udhëheqësit e grupit të huliganëve që qëlluan brutalisht dhe gjakosën deputetët në Kuvendin e Maqedonisë, përfshi edhe shqiptarin Ziadin Sela, është ky person që shfaqet në foto me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski.

Mediat maqedonase thonë se ky huligan, bashkë me grupin e tij, që hynë dje të maskuar në Kuvend janë pjesë e një organizate ekstremiste, e afërt me Gruevskin, i cili bashkë me presidentin George Ivanov, po pengojnë koalicionin e partive shqiptare me LSDM-në e Zoran Zaevit.

Ky koalicion iu premton shqiptarëve avancim të drejtash, sidomos në aspektin e përdorimit të gjuhës
shqipe, por jo vetëm. Kujtojmë se huliganët shpëthuen derën e Kuvendit fill pasi një shqiptar, Talat Xhaferi i BDI-së u zgjodh Kryetar i Kuvendit maqedonas.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: