LEZHE – Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lezhë. Një 32-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në Tale të Lezhës, ku viktima i cili udhëtonte me një automjet ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar në një kanal.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

(e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb