LUSHNJE – Një 36-vjeçar nga Lushnja është arrestuar pasi akuzohet për dhunë familjare. I riu Edmon K., banues në fshatin Dushk, ra në prangat e policisë pasi kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij V.K, 58 vjeç.
Sipas burimeve, i riu ushtronte dhunë sistematike ndaj nënës, e cila për t’i dhënë fund vendosi t’i drejtohej policisë.

Materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Lushnje Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: -Edmond K., 36 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases V.K, 58 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb