Trepça 89, kampionia e Kosovës, ishte ekipi i parë kosovar që luajti një ndeshje në kompeticionet Europiane, konkretisht në “Champions League” kundër skuadrës së Vikingur nga Ishujt Faroe.

Pavarësisht se humbi me 2-1, Trepça mori një rezultat që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit javën e ardhshme më 4 korrik.

Në ndeshjen e parë përtej rezultatit ra në sy edhe goli i vetëm i shënuar nga futbollisti Hajdari që barazoi përkohësisht shifrat në 1-1. Lojtari i Trepçës realizoi një gol fantastik në trekëndëshin e majtë të portës së mbrojtur nga portieri i Vikungur, por pavarësisht kësaj nuk i mjaftoi të dalë me një rezultat pozitiv nga ndeshja e parë.

* Goli i Trepçës-minuta 1:13
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb