TIRANË- Kreu i PD-së Lulzim Basha zhvilloi sot konferencën e parë pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit. Ai e nis me falënderim për të gjithë ata që e mbështetën.

“Projekti që unë kisha lindi me qytetarët i kam në mendje ata që kam takuar i di mirë hallet e tyre. Ata u braktisën nga qeveria që në ditën e parë kur mbuloheshin nga shiu e balta…”,- tha ai në nisje.

Mes të tjerash Basha akuzoi PS-ën për blerje votash, ndërsa tej ai tha triumfoi paligjshmëria.

“Ne në çadrën e lirisë u bashkuam 90 ditë, ku mori jetë ëndrra për një republikë të re. Unë er di se ata që kanë qarë hallet me mua, dhe jo se bëja mrekulli. Nuk më pritën jua që të bëja kalkulime pushteti. Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij rrugëtimi, gjetën shpresë tek unë, tek PD tek Projekti im. Por kjo nuk mbajti, në zgjedhjet e 25 qershorit, diçka tjetër ndodhi. Me gjithë përpjekjet që unë e PD bëmë. Me ligjin e dekriminalizimit dhe me imponimit që i bëmë Ramës, duke i hequr gjysmën e qeverisë, sërish krimi sundoi dhe blerja e votës u bë me paratë e drogës. Kjo ishte një garë e pabarabartë. Por sigurisht një garë që nuk kam ndërmend të konkurrojë me të njëjtat mjete. Ajo që ndodhi në zgjedhjet e 25 qershorit është triumf i paligjshmërisë. Me të vërtet që morën një rezultat zhgënjyes, pro shumë shqiptarë kanë qenë me ofertë për para, vendosën të besonin tek vlerat demokratike. Qindra shqiptarëve që refuzuan të shiten janë frymëzim për mua, që të ecim para me kurajo dhe vendosmëri. Është e qartë si drita e diellit që banda, krimi, kanë vetëm një pengesë, dhe unë dhe PD sëbashku me qytetarët nuk jemi më të”.
(m.a/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb