SARANDE- Mëngjesin e sotëm një 74-vjeçare ka humbur ndjenjat dhe ka ndërruar jetë fill pasi ka rënë në kontakt me ujin e detit.

BalkanWeb mëson se ngjajra e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në plazhin e njohur me emrin “Çentrali” në Sarandë.

E moshura A. Blaca ka hyrë për tu larë në det, por dëshmitarët thonë se është rrëzuar dhe ka humbur ndjenjat. Në ndihmë i ka ardhurmenjëherë roja e plazhit. Pasi e ka nxjerrë në breg, gruaja është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ku mësohet të ketë shkuar e vdekur.

Policia dyshon se e moshura ka pësuar atak kardiak, por pritet kryerja e autopsisë për të nxjerrë dhe shkakun e vdekjes së saj.

Informacion paraprak
Më datë 18.08.2017 rreth orës 08:55 Salla Opertaive e Sarandës njoftohet nga një telefonatë se në lagjen ”Nr.1”, pranë vendit të quajtur ”Centrali”, në plazh, është gjendur e pajetë një shtetase.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstauar shtetasen A.B., 74 vjeçe, banuese në Sarandë, të pajetë në breg të detit.

Nga verifikimi dhe hetimi paraprak i policisë rezulton se kjo shtetase ka ndëruar jetë si pasojë e problemeve shëndetësore (kardiake).

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: