Banorët e Zharrëzës do mbahen mend për protestën e veçantë, rrugëtimin e tyre në këmbë nga Zharrëza në Tirana për të hyrë në një grevë urie disa ditore para ministrisë së Industrisë dhe Energjitikës.

Ata kërkonin nga qeveria të dëmshpërbleheshin për lëkundjet e tokës që sipas tyre u kishin shkatërruar edhe shtëpitë e banimit. Pas disa ditësh proteste ata arritën edhe marrëveshjen me qeverinë për t’u kompensuar 100% për dëmet e shkaktuara.

Por për kë ka votuar Zharrëza në këto zgjedhje?

“BalkanWeb” raporton se sipas të dhënave zyrtare nga KQZ në Zharrëz PS ka marrë 2.209 vota, PD 1.005 vota, LSI 271 vota dhe LIBRA është ndarë me 47 vota.
zharrez
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb