KANADA – Justin Trudeau është padyshim kryeministri më i dashur për të gjithë. Kryeministri kanadez, i cili ka fituar simpatinë e dy prej femrave më të famshme në botë, si nga Dukesha e Kembrixh tek Ivanka Trump tregon një anë tjetër të tij, atë të një personazhi të dashur për fëmijët.

Pak kohë më parë ai postoi në rrjetet sociale disa foto me djalin e tij në vogël në ambientet e zyrës së punës. “Kisha pak shoqëri sot”- shkruante 45-vjeçari poshtë fotove me të birin 3-vjeçar.

Ndërsa në videon e postuar pak ditë më parë kryeministri tregon një intervistë të inprovizuar me një personazh kukull. Në të shfaqet Trudeau, i cili intervistohet nga Gary Unicorn, një personazh në CBC Kids. Ai e ka përqafuar atë në një moment dhe ka bërë një buzëqeshje të adhurueshme shkruan Instyle.

“A mund të bëjë atë gjë dua të bëjë gjithmonë kur takoj dikë?”, pyet Trudeau, dhe ky është momenti më i bukur i videos. Dhe përgjigja e Gary Unicorn, është e njëjta që do të kishte dhënë gjithkush, nëse do të kishte marrë një përqafim nga nga një kryeministër si ai.
“Unë nuk do ta lajë më kurrë bluzën time”, tha një birëshi.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb