Të jesh tifoz i një ekipi nuk do të thotë se ai është më i miri, por ai është klubi që përfaqëson një pjesë të identitetit tënd, është motiv që shpesh të bën të lumtur, janë ngjyra që të bën të dashurohesh e shumë e shumë të tjera.

Ndoshta vogëlushi në fjalë nuk i di të gjitha këto, por ai është një fans i çmendur i ekipit të qytetit ku jeton, Sheffield. Ëndrra e tij për shumë kohë ishte të shikonte ekipin e zemrës në stadium, por kjo nuk ekziston më pasi i ati ia ka plotësuar atë.


Në një video të postuar nga faqja sportive “433” në instagram shihet surpriza që i ka përgatitur i ati birit të tij. Vogëlushi nuk përmbahet nga gëzimi teksa shikon se ndodhet brenda “Hillsborough Stadium”. Reagimi është tejet brilant dhe tregon qartë se dashuria për klubin e Sheffield është shumë e madhe.

Sheffield Wednesday është pjesë e kampionatit të dytë më të rëndësishëm në Angli, ose siç njihet ndryshe “Championship”. Gjithashtu Sheffield është një nga ekipet më të vjetra të futbollit anglez.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb