Inspektorati Shtetëror i Punës në Maqedoni ka dënuar 84 kompani me ndalim të punës për shkak të mosrespektimit të rekomandimit për mbrojtjen e punëtorëve nga moti i nxehtë.

Në periudhën nga 4 e deri më 6 gusht janë kryer 207 inspektime dhe tek 84 kompani është konstatuar se nuk i janë përmbajtur ndalimit të punës në qiell të hapur prej orës 11:00 deri në orën 17:00.

Inspektorët kanë vizituar punëdhënës nga aktivitetet e ndërtimit, bujqësisë, mbeturinave, shërbimeve, si dhe kompanive të tekstilit, shkruan Alsat-m.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u bëjnë thirrje punëdhënësve që, pavarësisht ndalimit për punë në qiell të hapur, të sigurojnë klimatizim në hapësirat e mbyllura, të praktikojnë punë me dy ndërrime, të ketë pushime më të shpeshta dhe të konsumohen lëngje rregullisht nga ana e të punësuarve. Kontrollet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb