Anthony Martial ishte deçiziv për Manchester United në fitoren 0-2 dje kundër Burnley duke kontribuar me një gol dhe një asist për Rooney. Francezi që u ble për 43 mln euro merkaton e verës së kaluar nga Monaco, shkaktoi edhe pak dhimbje koke për drejtuesit e ekipit.

Sipas një klauzole, Manchester United ishte e detyruar t’i paguajë Monaco-s plus 10 mln euro në momentin që Martial të arrinte kuotën e 25 golave. Kuotë që u arrit dje kundër Burnley, raporton “The Sun”.

0-1 Anthony Martial Goal 23.04.2017 HD by dailyfootballkick
Tani anglezët shpresojnë që sulmuesi të vazhdojë të gjejë rrjetën me rregullsi për t’i ndihmuar drejt sigurimit të Ligës së Kampioneve në mënyrë që të shlyejnë këtë shifër. Sipas kontratës që Mançester Junajtid ka me “Adidas”, nëse ekipi nuk kualifikohet në sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve, do të humbasë më shumë se 20 milion paund nga shifra që sponsorizon kompania e veshmbathjeve sportive.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb