Eleminimin nga “Champions League” Barcelona po përjetohet shumë keq. Disfata që i shkaktoi “zonja e vjetër” duket e papërballueshme për katalanasit pasi sipas asaj që raporton “Diario Gol” në ekipin 5 herë kampion Europe po ndodh një stuhi e vërtetë.

Ekipi i drejtuar nga Luis Enrike dështoi për të rikuperuar disavantazhin 3-0 në Torino dhe për këtë “MSN” kanë bërë fajtor trajnerin spanjoll. Ata akuzojnë se formacioni dhe disa lojtarë nuk duhet të kishin luajtur pasi ishin shkaktarë për rezultatin katastrofik në ndeshjen e parë.

Messi, Suarez dhe Neymar nuk preferojnë të flasin me trajnerin dhe që pas eleminimit nga “Champions League” kanë vendosur të mos i binden më urdhërave të tij.

“Diario Gol” shton gjithashtu se Messi dhe Neymar nuk janë stërvitur me bashkëlojtarët e tyre në seancën e fundit stërvitore të zhvilluar të enjten.
Yjet dëshirojnë t’i shmangen Enriques, i cili do të largohet nga ‘Nou Camp’ gjatë verës.

Kjo situatë nuk është aspak në favor të katalanasve që të dielën përballen me Realin e Madridit për “El Clasico-n” e rradhës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb