ELBASAN- Qetësinë e kësaj të shtune përvëluese qytetarëve të Elbasanit ua ka prishur një makinë tip BMW, drejtuesi i së cilës, apo persona që udhëtonin në të, (pasi policia nuk e specifikon) në kohën që lëviste në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të “Urës së Bakallit” ka shkaktuar panik.

Nga BMW-ja është qëlluar me armë zjarri në ajër dhe me pas mjeti është larguar me shpejtësi. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka njerëz të lënduar.

Policia e këtij qyteti nisi menjëherë hetimet dhe konstatoi se mjeti në fjalë u gjet i djegur në lagjen “Haxhias” të këtij qyteti.

Nga verifikimet paraprake mjeti rezulton në pronësi të shtetasit B.B. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: