PUKE- Një i ri ka rënë në pranga pasi akuzohet se grabiti me dhunë dy të austriakë.

Burime zyrtare nga policia e Pukës bënë me dije se Zamir Pjetra akuzohet se në 18 gusht ka vjedhur në bashkëpunim me një tjetër, grabitën me dhunë shtetasit E. V, 54 vjeçe dhe K. S, 61 vjeç, banues në Vjenë, Austri.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 20.08.2017, nga shërbimet e Stacionit te Policisë Fushë Arrëz ne bazë të informacioneve policore dhe provave ligjore u bë ndalimi i shtetasit:
Zamir Pjetra, 33 vjeç, banues në Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz.
Ndalimi i ketij shtetasi u bë pasi me datë 18.08.2017, në orën 23:30, në fshatin Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, ju kanë marrë me dhunë shtetasve të huaj E. V, 54 vjeçe dhe K. S, 61 vjeç, banues në Vjenë, Austri, një sasi parash prej 300 euro dhe një telefon Celular,

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dytë të kësaj ngjarje
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 139 e 25 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb