TIRANE-Gjatë kësaj vere aksidentet kanë qenë të shumta në vendin tonë. Por një tjetër problem ka qenë edhe vonesa e ambulancave. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Sukth, pasi një makinë ka aksidentuar një të moshuar dhe e ka lënë në mes të rrugës me kokën e gjakosur.

“I hapën kokën dhe e lanë në mes të rrugës. A ka shtet në këtë vend a jo? Policat rrinin si qofte i dëgjova vetë kur thanë se shteti ka vdekur”- ka shkruar i riu për JOQ.

Kanë qenë banorët e zonës ata që e kanë ndihmuar të moshuarin duke i dhënë ndihmë e parë, ndërsa ende nuk dihen autorët që e aksidentuan.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb