TIRANE– Pas publikimit mbrëmjen e djeshme të listave të kandidatëve për deputetë nga kreu i PD, Lulzim Basha, të shumtë kanë qenë të pakënaqurit, pasi nuk u përfshinë në listat e PD për zgjedhjet e 25 qershorit.

Por, gjatë hapjes së fushatës elektorale mbrëmjen e sotme në kryeqytet, u vu re se disa nga deputetët dhe figurat e PD që u lanë jashtë liste nga Basha kanë marrë pjesë në hapjen zyrtare të fushatës duke mos i mbajtur mëri në këtë mënyrë mëri kryedemokratit.

Në fotot e siguruara nga “BalkanWeb” shihet së në hapjen e fushatës së PD në Tiranë kanë qenë pjesëmarrës deputetët aktualë demokratë, Kastriot Islami, Albina Deda, Asllan Dogjani, Gjergji Papa dhe të tjerë, të cilët u lanë jashtë listave të PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb