Nga Miron ÇAKO
Monedha me fytyrën e Tiber Cezarit (42-37) tregonte pushtetin sekular të perandorisë Romake kundrejt Judenjve në atë kohë. Pavarësisht se kjo përgjigje e Zotit Krisht ishte si rezultat i pyetjes qe i bënë armiqtë e tij skrip dhe farisej; “duhet ti paguajmë taksë Cezarit apo jo” që ta zënë në kurth për ta përfolur dhe ta akuzonin tek romakët ,përsëri për të krishterët në çdo kohë kjo mbetet përgjigjja më aktuale dhe një detyrim ndaj pushtetit shekullar .

Besimtari i krishterë pavarsisht se e pranon vetëm Krishtin si Zot dhe Perëndinë e tij dhe aspiron që në këtë jetë për Mbretërinë Qiellore; “Sepse qytetëria jonë është në qiejt, prej nga edhe presim Shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht”(Filip 3:20), përsëri ai duhet t’i bindet pushtetit tokësor, aq sa ky pushtet nuk cënon besimin dhe moralin e tij, ashtu siç apostull Pavli e trajton këtë çështje në letrën drejtuar Romakëve ; “Çdo njeri le t`i nënshtrohet pushteteve të sipërm, sepse nuk ka pushtet veçse prej Perëndisë; dhe pushtetet që janë, janë caktuar nga Perëndia.Prandaj ai që i kundërvihet pushtetit, i kundërvihet urdhërit të Perëndisë; dhe ata që i kundërvihen do të marrin mbi vete dënimin…Prandaj është e nevojshme t`i nënshtroheni, jo vetëm nga druajtje e zemërimit, por edhe për arsye të ndërgjegjes.Sepse për këtë paguani edhe tatimet, sepse ata janë shërbëtorë të Perëndisë, që i kushtohen vazhdimisht këtij shërbimi.I jepni, pra, secilit atë që i takon: tatimin atij që i përket, druajtje atij që është për t`u druajtur, nderimin atij që është për nderim.Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveç se ta doni njëri-tjetrin, sepse ai që e do tjetrin e tij e ka përmbushur ligjin.(Romaket 13:1-8).

Po kjo bindje dhe druajtje dhe detyrim ndaj pushtetit toksor nuk do të thotë se besimtari i krishter duhet të jetë indiferent dhe fatalist kundër shtetit,por si qytetar dhe shtetas i përgjegjshëm duke dhënë një dëshmi të mirë përpara botës me të vërtetën dhe vepra dashurie ,duhet të ndikoj sipas të drejtës së tij qytetare të votës, në transformimin e shoqërisë, që mbretëria e Zotit dhe vullneti i tij të bëhet në tokë ashtu si edhe në qiell,sepse thënia e Krishtit ‘’Jepi Perëndisë atë që është e Perëndisë ,gjen zbatim dhe përmbushje në porosinë më të madhe të ligjit ;”Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde”Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi ( Mateu 27:37-40) dhe urdhëri; “jepi Çezarit cfarë i takon Çezarit” tek porosia e dytë e madhe njësoj si e para; “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten”.( Mateu 27:37-40)

Duke pasur një ndërgjegjje të tillë i krishteri nuk duhet të kufizohet vetëm tek lëmosha ,pavarsisht se kjo është e drejtë dhe e domosdoshme si përmbushhje e lumurimit ,”Lum të përdëllyeshmit se do përdëllehen “(Mateu 5:7),por përsëri në qoftë se lëmosha përkufizohet vetëm në një akt personal të kufizuar nuk është e plotë dhe nuk e zgjidh problemin social të varfërisë dhe padrejtësisë.
I krishteri i thirur në dashuri për të afërmin duhet të ndikojë në ndërtimin e mardhënieve shoqërore që janë në interest të shoqërisë .Detyra e të qënit i krishterë do të plotësohet përfundimisht vetëm atëherë kur do të kemi punuar drejtpërdrejt apo tërthorazi për ti dhënë shoqërisë ku punojmë dhe jetojmë një strukturë ekonomike ,juridike dhe politike të përshtatshme aq sa është e mundur në realitetin njerëzor, për të përmbushur urdhërimin e dashurisë për Zotin dhe të afërmin për çdo qenie njerëzore të krijuar sipas ikonës së Perëndisë.

I krishteri duke qënë pjesmarës në jetën shoqërore është përgjegjës përkundrejt padrejtësive qe ju bëhen të tjerëve afër tij nga individ grupe apo shtetar të papërgjejshm dhe ai do të lirohet nga kjo përgjegjësi sipas shkallës në të cilën është kuptuar kjo padrejtësi dhe sa është përpjekur kundrejt atyre, në zhdukjen e çdo padrejtësie nëpërmjet përmirësimin e jetës së njerëzve me anën e ligjeve juridike,strukturave dhe mardhënjeve ekonomike dhe politike, këto të ushtruara ,monitoruara nga qeveria,shteti që vjen në pushtet me anë të votës të çdo shtetasi.

Prandaj të thuash që i krishteri nuk ka të bëjë me politikën është krejtësisht e gabuar.Por i krishteri i cili është besimtar dhe qytetar njëkohësisht nuk mund të zgjedh një rrymë politike thjesht nga interest personale apo të një grupi, i nxitur nga motive meskine,abuzimi, ose thjesht për tifozllik partiak,pa u interesuar për moralin ,programin apo pritshmërine e kandidatit dhe partisë që ai përfaqëson .

Në qoftë se kandidati për deputet apo partia që ai përfaqson nuk ka një program ekonomik dhe politik në interes të të gjithë njerëzve që të gjithë të jetojnë me dinjitet njerëzor me ligj dhe moral të natyrshëm,apo ka ide ateiste (anti-Zot), apo veprime arbitrare në dëm të institucionit kishtar, komunitetit dhe besimtari voton në favor të të tillëve, ai mëkaton para Zotit se mohon Atë dhe ndaj të afërmit se favorizon padrejtësinë.

Ose kur i krishteri është indiferent dhe nuk do të ketë asnjë lloj ndikimii në shoqëri me anë të fjalës ,veprimtarisë dhe votimit të fshehtë, duke e lënë që e gabuara padrejtësia dhe çdo veprimtari anti njerëzore, amorale dhe kundër Zotit, të marr ose të qëndrojë në pushtet ,përsëri ai mëkaton dhe do japi llogari kur të gjykohet në gjykatoren e drejtë dhe të frikshme të Zotit Krishtit që do tu thotë të padrejtëve dhe indiferentëve të cilët nuk kontribuan në ndërtimit të një shoqërie humane: “Sepse pata uri dhe nuk më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe nuk më dhatë për të pirë,isha i huaj dhe nuk më pritët, i zhveshur dhe nuk më veshët, i sëmurë dhe në burg dhe nuk erdhët të më shihni”.Atëherë edhe ata do t`i përgjigjen duke thënë: “Zot, kur të pamë të uritur ose të etur, ose të huaj, ose të zhveshur, ose të lëngatë ose në burg dhe nuk të shërbyem?”…Atëherë ai do t`u përgjigjet atyre duke thënë: “Në të vërtetë ju them: sa herë nuk ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre më të vegjëlve, këtë nuk ma bëtë as edhe mua.(Mat 35:42-45)

Nuk duhet të harrojmë se Krishti u tha të gjithë atyre që e besonë dhe e ndjekin; “Ju jeni kripa e tokës; por në qoftë se kripa bëhet e amësht, me se mund ta rifitojë shijen? Nuk vlen për asgjë, veçse për t`u hedhur dhe ta shkelin njerëzit.Ju jeni drita e botës; një qytet i ngritur në majë të malit nuk mund të fshihet.Po ashtu nuk ndizet një qiri për ta vënë nën babunë (masë tregtie), por për ta vënë mbi shandan(pohimi i besimit me veprime të drejta) dhe t`u bëjë dritë të gjithë atyre që janë në shtëpi (bota).(Mateu 5:13-15)
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb