Pas mbledhjes me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë e kësaj partie, Fatmir Mediu tha për mediat se Partia Republikane do të garojë me logon e PD-së.

“Do kemi një dalje me një logo të PD, dhe çdo republikan është kandidat demokrat pavarësisht se ku dhe pavarësisht raportit politik me PR apo me PD. Qëllimi është të kemi kandidatë konkurrues. Ka patur një regjistrim të PR, që secila forcë të shohë forcën e vet,” tha Mediu.

Kreu i PR-së, gjithashtu tha se të gjitha votat do të shkojnë tek PD, dhe marrëveshja e arritur është ajo më optimalja.
“Do të ketë edhe një kurrikulum të PR, , të gjitha votat të shkojnë tek PD, kënaqësia nuk ka limite por kemi arritur kënaqësinë optimale. Kandidatët e PR do të jenë pjesë konkurruese edhe në listat e PD,” tha Mediu.

Konkretisht në bazë të marrëveshjes së arritur mes kryedemokratit, Lulzim Basha dhe aleatit të tij Fatmir Mediu “BalkanWeb” raporton se është dakordësuar që vetë kreu i PR-së të renditet i 5 në listën e Qarkut të Tiranës.

Ndërsa kandidati tjetër i propozuar nga PR-ja do të jetë Blendi Sulaj, i cili do të renditet i 14 në listën e PD-së po në Tiranë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: