PAKISTAN- Një djalë 13-vjeçar në Pakistan kërkoi nga punëdhënësja e tij një rritje rroge, por veç refuzimit, ajo i preu atij dorën në formë ndëshkimi. Muhammad Irfan kujdesej për dhitë në fshatin Wahiwala, por për shkak të varfërisë, ai i kërkoi punëdhënëses së tij ta paguante më tepër, ose përndryshe nuk do të kujdesej më për to, shkruan “The Sun”.

Por, punëdhënësja nuk e priti mirë kërkesën dhe për ta ndëshkuar, i preu dorën 13-vjeçarit. Pavarësisht denoncimit në polici nga prindërit e djalit, gruaja nuk është arrestuar, pasi ajo konsiderohet si një person me influencë në zonë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb