ATHINE– Një 21-vjeçar shqiptar është vënë në pranga, ndërsa akuzohet se është përfshirë në një rrjet trafikimi droge dhe për një vrasje të kryer në Shqipëri.

Mësohet se operacioni është kryer në banesën e tij në lagjen ‘Galatsi’. ‘BalkanWeb’ mëson se shqiptari pjesë e një grupi kriminal që kryen trafik drogë nga Shqipëria në Greqi dhe se kishte detyre marrjen dhe transportimin e sasive të drogës nga kufiri i gjelbër greko-shqiptar me qellim magazinimin e tyre në banesën e tij në Athinë.

Sakaq, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën 3 kg 862 gram marijuane, 1 pistoletë me krehër, 1 thikë dhe 1 peshore. Gjithashtu 21-vjecari, identiteti i të cilit nuk dihet, dyshohet të jetë i përfshirë në një vrasje në Shqipëri në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb