TIRANE – Një turist anglez ka vizituar vendin tonë dhe aventurën e paharrueshme e ka fiksuar me kamerën e tij. Në videon me titull “I mbijetova Shqipërisë”, të cilën e ka publikuar në “Youtube”, çiklisti Yolo Nathan thekson se ka zbuluar një Shqipëri të mrekullueshme, rrugët e së cilës janë më të mirat në botë, për të eksploruar vendin me biçikletë.

“Zbulova se Shqipëria është një vend i sigurt, njerëzit janë fantastikë dhe ka disa nga rrugët më të mira në botë. Të gjithë me thoshin se të ngasësh biçikletën në Shqipëri është e rrezikshme. Por unë e injorova këshillën e tyre, duke bërë udhëtimin tim në këtë vend të mrekullueshëm.”- shkruan Yolo Nathan në faqen e tij në “Facebook”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb