DURRES- Një 51-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë, pasi është denoncuar nga një qytetar për një shumë lekësh të pakthyer.

Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije se shtetasi A.D. akuzohet se i ka marrë borxh një shumë prej 4 200 euro shtetases M.A. 29 vjeçe, banuese në qytetin bregdetar dhe nuk i’a ka kthyer.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mashtrimi”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: