LUSHNJE- Një 70-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-gruas. Burime zyrtare bënë me dije se Myslim K., banues në Lushnje, akuzohet se i ka hyrë në banesë ish-bashkëshortes, shtetases L.K, 63 vjeçe, ndërsa ka ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Myslim K., 70 vjeç, banues në Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike e psikologjike ndaj ish bashkëshortes së tij, shtetases L.K, 63 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb