Nga: ENI ÇOBANI*
Kam 24 orë që nuk jam mirë shpirtërisht, që nuk ndihem e qetë në zemrën time për fatin e fëmijës së dhunuar që besoj shokoi të madh e të vogël të këtij vendi. Si mundet që ne si gra, nëna, bashkëshorte, halla, teze, të qëndrojmë duar lidhur dhe vetëm të shkruajmë dhe anatemojmë të tjerë.

Si mundet të bëhemi spektatorë dhe mos hidhemi në veprim kundër të gjitha rasteve të dhunës në këtë vend, ku nuk po le shtresë të shoqërisë pa infektuar. Ky infeksion agresiviteti dhe konflikti po na mbërthen nga gryka dhe po na merr frymën pak nga pak duke mos kuptuar pasojat e parekuperueshme të dëmeve sociale që për fat të keq po sëmur dhe brezin e ri të kësaj shoqërie. Reagoni mikesha për dhunën më të vogël që mund të prekë shëndetin tuaj mendor apo të të vegjëlve tuaj pasi ne jemi burimi i paqes dhe dashurisë që duhet të emetojmë në shoqëri.

I bëj thirrje publike kolegëve të nderuar që rastin në fjalë duhet ta bëjnë një shembull të zbatimit të ligjit dhe të respektimit të lirive dhe të drejtave të fëmijëve. Duke u ndjerë afër prindërve të këtij fëmije dhe duke prekur nga afër këtë dhimbje të çdo goditjeje të këtij fëmije, i ofroj ndihmën time juridike, në çdo fazë të këtij gjykimi, pa asnjë lloj shpërblimi kësaj familjeje, pasi e quaj si detyrim profesional dhe moral të drejtoj këdo për vënien në vend të një lirie të dhunuar. Mos abuzoni.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: