Pep Guardiola ia kishte bërë të qartë Samir Nasri se nuk do të mbetej në Manchester edhe pas paraqitjeve të mira në miqësore. Futbollisti francez i “citiziens” kishte shpresuar te një mrekulli dëri në momentet e fundit, por vendosmëria e teknikut spanjoll e ka dërguar futbollistin atje ku nuk pritej, në Turqi.
37A8D10500000578-3769178-image-a-77_1472741041153
Sipas mediave turke, Samir ka udhëtuar sot në mëngjes drejt Antalias ku po vendos së bashku me klubin e Antalyaspor detajet e fundit në kontratë. Burime nga Anglia raportojnë se mesfushori do të firmosë për dy vite me Antalyaspor me një pagë 4 mln euro në sezon.

✈️ ✈️….

A post shared by Samir Nasri (@samnasri8) on


Te ekipi turk, Nasri do të ketë shokë skuadre dy futbollistë të tjerë mjaft të njohur si Samuel Etoo dhe Jeremy Menez. Sezonin e kaluar Nasri ishte pjesë e Sevillia-s në Spanjë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb