Kursi për të mësuar makinën zakonisht është një proces që kërkon goxha kohë dhe shpeshherë paraqet vështirësi për persona që e marrin me frikë. Sa herë ju ka ndodhur që babai, vëllai ose i dashuri tentojnë t’ua mësojnë makinën, por ju humbni fillin se cila është komanda e frenave dhe cila e gazit?!

JOQ ka publikuar pamje të një incidenti të ndodhur në Tiranë, Rruga “Hoxha Tahsim”, teksa në burrë ka tentuar t’i mësojë makinë bashkëshortes së tij, kjo e fundit ka përfunduar duke shembur murin e një ndërtese dhe duke marrë me vete një dyqan lulesh aty pranë.

Nga incidenti lajmërohet që nuk ka të lënduar me plagë serioze, por mënyra se si kanë zgjedhur ta mësojnë makinën e pikërisht sot që trafiku ishte në kulmin e tij është goxha për t’u shqetësuar.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: