Futbollisti i Manchester City, Yaya Toure ka dhuruar 60 mijë euro ndihmë për të prekurit e sulmit me bombë që ndodhi në qytetin e Manchesterit të hënën, nga ku po aq dhuroi edhe agjenti i tij Dimitri Seluk. 119 persona u lënduan dhe 22 të tjerë mbetën të vdekur nga sulmi në hyrje të stadiumit, para fillimit të një koncerti. 59 prej personave të lënduar janë në rrezik për jetë. Detajet rreth vdekjes së njërës prej viktimave vajzës 8 vjeçe Saffie Roussos e kanë prekur emocionalisht futbollistin e Manchester Cityt, që menjëherë vendosi të dhuronte donacion në ndihmë të familjeve të viktimave.

“Yaya dhe unë dëshirojmë të ndihmojmë. Jemi të gatshëm të ofromë nga 50 mijë paund për të ndihmuar viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm. Nuk ka rëndësi nëse viktimat ishin apo jo nga Manchesteri” tha agjenti Seluk.

“Yaya është nga Bregu i Fildishtë, unë jam nga Rusia. Nuk ka rëndësi. Sot është rasti që ne të futbollit të ndihmojmë”, u shpreh ai.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb