TIRANË- Pavarësisht marrëveshjes së lidhur mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, me qëllim që vendi të dilte nga kriza politike, shumë prej qytetarëve nuk e kanë mbështetur këtë hap të kryeministrit Edi Rama.

Ndaj, të shumtë kanë qenë qytetarët që i janë hedhur në ‘sulm’ Ramës, ndërsa akuzojnë këtë të fundit se u ka dalë garant Berishës dhe Bashës se nuk do të preken nga Vettingu.

Por, kreu i qeverisë ka sqaruar menjëherë komentuesin, duke shtuar se Vettingu nuk është për politikanët, por për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

KOMENTUESI: A eshte e vertet qe i keni premtuar Bashes se vetingu nuk do te prek politikanet qe kane kryer krime gjat ushtrimit te detyres, dhe eshte duke u pergatitur nje ligj per amnisti te krimeve te kryera.
RAMA: O Safet, Vetingu nuk prek politikanet o Safet po pastron gjykatesit e korruptuar dhe vetem drejtesia ne duart e gjykatesve me integritet mund te preke kedo, nga maja deri ne baze. Kuptove Safet?Rama 4

Marrëveshja PS-PD u arrit mes 17-18 majit, pas disa orësh negociata, ndërsa fill pas saj opozita vendosi që të heqë dorë nga protesta dhe të futet në zgjedhje.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb