Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me transferimin e Neymar nga Barcelona te Paris SG.

Në klubin katalanas askush nuk dëshironte që braziliani të largohej, madje dy shokët e tij, Suarez dhe Messi këmbëngulën që 25-vjeçari të mos largohej. Madje sipas medias spanjolle “Diario Sport”, ylli argjentinas i ka bërë një premtim Neymar-it: Qëndro në Barcelonë dhe do të ndihmoj të fitosh topin e artë”.

I gjithë episoidi ka ndhodhur ne fazën përgatitorë që katalanasit po zhvillonin në Amerikë, në Neë Jersey. Messi tekstualisht i ka thënë brazilianit: “Çfarë kërkon? Dëshiron të bëhesh fitues i ‘Topit të Artë’? Unë do të bëj ty fitues të ‘Topit të Artë’”.

Kjo ishte lëvizja e madhe dhe e fundit nga ana e Messi për të bindur Neymar të qëndrojë, duke premtuar të zhvendosë asaj kohe shokun e tij të ekipit më shumë drejt proxhektorëve dhe qendrës së vëmendjes. Gjithçka nënkuptonte që braziliani do të mund të ekzekutonte më shumë goditje dënimi dhe penallti, për tu vendosur më në qendër dhe për të patur mundësinë të jetë autor i finalizimeve të sulmeve të Barcelonës, me Messi të gatshëm të shndërrohej më shumë në organizator.
messi-neymar-al-ahli-barcelona-friendly_932tzi3kocxu1o4hxu2uuam1n
Vetëm pak momente pas ofertës së Messi, braziliani Neymar shënoi dygolësh në ndeshjen miqësore ndaj Juventus, ndërkohë që Messi qëndroi më shumë në hije, duke mbajtur të angazhuar mbrojtësit bardhezinj, dhe lehtësuar punën e O Ney në driblime dhe finalizimet përtej Buffon.

Pavarësisht të gjithave, Neymar e kishte ndarë mendjen për t’ju bashkuar francezëve të Paris SG, nga ku do të mundohet të thyej hegjemoninë e Lionel Messi-t dhe Cristiano Ronaldo-s për “Topin e Artë”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: